Digjet vetura e një hetuesi policor serb në veri
Një veturë është djegur në mëngjesin e sotëm.
Sipas dyshimeve të para, ajo i takon një hetuesi të Policisë nga radhët e nacionalitetit serb.
Bazuar në informacionet e para, vetura është djegur qëllimshëm për shkak të bashkëpunimit të hetuesit serb me institucionet.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Veton Elshani, zv/komandant i Policisë në veri.
Djegie të tilla në veri ndaj serbëve që kanë bashkëpunuar me institucionet, ka pasur edhe në të kaluarën.