Deputeti i Vetëvendosjes: Kërcënimi me bombë erdhi nga Serbia, në profilet e lidhur me numrin është foto e Mlladiqit - NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes: Kërcënimi me bombë erdhi nga Serbia, në profilet e lidhur me numrin është foto e Mlladiqit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, tha se për kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës ka ardhur nga Serbia nga një numër i kompanisë serbe MTS. 4

Sipas Sveçlës, në profile të lidhura me atë numër është parë fotografia e kriminelit famëkeq të luftës, Ratko Mlladiq.

Postimi i Sveçlës:

Me datën 05.07.2025, një kërcënim për bombë është adresuar ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi.

Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.

Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić.

Institucionet e Kosovës janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë dhe do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që qëndrojnë pas kërcënimit, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë.

Lajme të ngjashme