Deputeti i PDK-së: Edhe dimri sivjet ka ardhur më herët, si për inati të qeverisë - NACIONALE

Deputeti i PDK-së: Edhe dimri sivjet ka ardhur më herët, si për inati të qeverisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka folur në Kuvend lidhur me grevën në arsim.

Ai sidoqoftë edhe ironizoi pak me situatën e energjisë, çmimet e tema të tjera, duke theksuar se sivjet edhe dimri ka ardhur më herët.

“Sivjet edhe dimri ka ardhur më herët, sikur për inati të qeverisë”, tha deputeti i PDK-së në Kuvend.

Ai u shpreh se Kurti po do t’iu tregojë Sindikatave se është ‘baba’.

“Ka patur paralajmërime qysh herët por si duket nuk ka patur qasje serioze për zgjidhje. Pako e dhënë nga Qeveria është e mirseardhur por kjo Qeveri po vepron me inati. Pse nuk i kanë thirr sindikatat e me i’u tha se nuk kanë mundësi me shumë se 50 euro. Kryeministri don me i’u than sindikatave se jam unë këtu ‘baba’. A ka diçka me te siqnertë kur dikush i drejtohet me fjalën ‘vëlla dikujt’ jo për interes personal” deklaroi deputeti i PDK-së.

Lajme të ngjashme