Deputeti holandez sulmon Vuçiqin: Ka refuzuar turpshëm nënshkrimin e marrëveshjes, nxirrni stupcat
Deputeti i parlamentit holandez, Thijs Reuten, ka shkruar në lidhje me deklarimt e presidentit serb Vuçiq se nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Reuten shkruan se një gjë e tillë është “zhgënjyese” ani pse jobefasuese.
Në një postim në Twitter, ai ka deklaruar se refuzimi i Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen me Republikën e Kosovës është “i turpshëm”.
“Refuzimi i turpshëm i Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai ‘e pranoi’ të hënën, qartazi tregon që Serbia thjesht po luan me kohën. Sërish. Ledhatimi duhet të marrë fund. Karrotat kanë dështuar. Nxirrni stupcat (shkopinjtë).” – është shprehur z. Reuten.
Kujtojmë se deklaratat e z. Vuçiq për RTS-in të dhëna parmbrëmë, i denoncoi edhe kryeministri Kurti duke thënë që do të përbënin “shkelje të nenit 4” të propozimit evropian për të cilin u dakorduan.
Statusi i plotë:
As disappointing as it is unsurprising.
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) March 1, 2023
Vučić’s shameful refusal to sign the normalization agreement with Republic of Kosovo, which he ‘accepted’ on Monday, clearly suggests Serbia is just playing for time. Again.
Appeasement must end. Carrots have failed. Take out the sticks. pic.twitter.com/1NThLVShsn