Deputetët e VV-së nisin sulmet ndaj opozitës, Kurti dhe Abdixhiku zhvillojnë takimin e tretë - NACIONALE

Deputetët e VV-së nisin sulmet ndaj opozitës, Kurti dhe Abdixhiku zhvillojnë takimin e tretë

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Lideri i VV-së, Albin Kurtit, sot ka zhvilluar takimin e tretë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abidxhiku.

As ky takim nuk ka sjell ndonjë rezultat konkret për zgjedhjen e presidentit. Pas takimit, kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë shumë detaje.

Ende nuk kemi zgjidhje. Nëse bëhet, do të iu njoftojmë”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ende nuk është prononcuar për media.

Ndërkohë, nga dita e sotme disa deputetë të VV-së kanë filluar sulmet ndaj opozitës.

Ata kanë akuzuar partitë opozitare se në mënyrë të qëllimshme po tentojnë ta bllokojnë procesin e zgjedhjes së presidentit.

E para që i kanë nisur këto kritika ndaj opozitës ka qenë deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se opozita po e bllokon këtë çështje për të dëmtuar Albin Kurtin.

Për 1 vit e mbajtën peng Kuvendin, por pas krejt manipulimeve, populli ia dha VETËVENDOSJE!-s 51.1% edhe i tha qeverisë vet. Mirëpo ky 51% i dha fuqinë me zgjedh Kryeministrin, por jo edhe Presidentin. Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së. Meqenëse nuk arritën ta bllokojnë si Kryeministër, po dojnë me përdor Presidentin si mjet për me blloku prapë punën e tij si Kryeministër. Pse kjo bllokadë? Populli foli në dhjetor, tash çka po pritni se ndryshon edhe me një palë zgjedhje shtesë pas dy muajve? Ky është destruktivitet që nuk i ndihmon asnjë partie, e më së paku Kosovës!”, ka shkruar ajo.

Me pas, deputeti tjetër i VV-së, Artan Abrashi, e ka kritikuar për këtë proces PDK-në.

Vjet PDK për Kryetar Kuvendi thojke, ju mundeni me propozu, por për me zgjedh duhet me i pas 61, e Lëvizja atëherë i kish veç 56. Tash për President ku nevojiten 80, PDK po thotë ne edhe propozojmë, por ju duhet edhe me naj votu, me veç 22 vota. Kjo kallzon që nuk keni parime edhe interesin e vetëm e keni destruktivitetin, ama zero shtetin”, ka shkruar ai.

Dita e enjte, 5 marsi, është data e fundit kur Kosova mund ta zgjedhë presidentin.

Në të kundërtën, atëherë afati shkelet, dhe çdo zgjedhje e një presidenti pas kësaj date, do të ishte shkelje e Kushtetutës, e si rezultat, zgjedhje të reja.

Lajme të ngjashme