Dënimi i Nezir Mehmetaj nga Serbia, Konjufca: E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj dënimit të Nezir Mehmetaj me 6 vite burgim nga Serbia.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se e dënon fuqishëm këtë padrejtësi.
Kryeparlamenatri ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë kundër kësaj padrejtësie.
“Sot, pas një arrestimi në vitin 2020, pas një akuzimi dhe procesi të shpikur e arbitrar ndaj qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, gjykata në Serbi e ka dënuar atë me 6 vite burg. Mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë nuk mund të prodhojë asgjë të re veçse fshehjes së krimeve në njërën anë dhe shpikjes së tyre në anën tjetër. E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë, me zë të qartë kundër kësaj padrejtësie dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut”, ka shkruar Konjufca.