Dendiasi - që hëngri drekë 10 ditë më parë me Kurtin - uron Vuçiqin për marrëveshjen e Ohrit - NACIONALE

Dendiasi - që hëngri drekë 10 ditë më parë me Kurtin - uron Vuçiqin për marrëveshjen e Ohrit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme, presidenti serb Vuçiq e priti në Beograd shefin e diplomacisë greke Nikos Dendiasin.

Vuçiq pati falenderime të shumta për kryediplomatin grek Dendias.

Ky i fundit, po ashtu ka shkruar për këtë takim duke e “përgëzuar” për marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Unë përzemërsisht u mirëprita nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq sot në Beograd. Unë e urova atë për marrëveshjen e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës të arritur në Ohër.” – tha z. Dendias.

Ai shkroi edhe një postim të dytë duke i thënë këto fjalë:

“E përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e lehtësuar për progres të mëtejshëm në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, me mundësinë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme. Diskutimet përfshinë zhvillimet rajonale dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor.

Jo më larg se dhjetë ditë më parë, Dendias kishte zhvilluar të paktën dy takime me kryeministrin Kurti. Një prej këtyre kishte qenë një drekë në rrethinë të Prishtinës.

Lajme të ngjashme