Deliu: Nuk ka vend për racizëm lokal, Drenica sot ka nevojë për ndihmë - NACIONALE

Deliu: Nuk ka vend për racizëm lokal, Drenica sot ka nevojë për ndihmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas komenteve raciste nëpër rrjete sociale për rajonin e Drenicës, që po përballet me vërshime, sidomos qyteti i Skenderajt.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Deliu ka thënë se “nuk ka vend për racizëm lokal e kulturor”.

“Nuk ka, e s’ka për të pasur kurrë dallim në mes njerëzve të Kosovës. Nuk ka e nuk do të ketë kurrë dallime, që janë më të mëdha sesa ajo çfarë e kemi të përbashkët: vetëdijen që na bashkon, të ardhmen që e duam dhe karakterin për ta parë njëri-tjetrin, si njerëz mbi të cilët mund të mbështetemi e që i mbështesim.” – ka shkruar tutje ajo.

Deliu, ka theksuar se sot Drenica ka nevojë për ndihmë.

“Është kohë për solidaritet e mbështetje. Sot, Drenica ka nevojë për ndihmë. Sot, e gjithë Kosova duhet të hapë zemrën për Drenicën. Të tillë jemi në të vërtetë. Le të bëhemi bashkë, që mbi këtë fatkeqësi që ka goditur njerëzit, ta shpalosim të vërtetën tonë si popull, kundër racizmit, dallimeve e gënjeshtrave që përpiqen t’i vënë në mesin tonë.” – ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Shoqëria jonë e di vlerën e jetës, përmes çmimit që ka paguar për një jetë në liri. Në Drenicë, si çdo kund në Kosovë, i gjen njerëzit e zakonshëm që i kanë qëndruar përballë këtij çmimi. Jo për vete. Jo kundër dikujt. Për Kosovën. Për të ardhmen.

Nuk ka vend për racizëm lokal e kulturor. Nuk ka, e s’ka për të pasur kurrë dallim në mes njerëzve të Kosovës. Nuk ka e nuk do të ketë kurrë dallime, që janë më të mëdha sesa ajo çfarë e kemi të përbashkët: vetëdijen që na bashkon, të ardhmen që e duam dhe karakterin për ta parë njëri-tjetrin, si njerëz mbi të cilët mund të mbështetemi e që i mbështesim.

Të tillë kemi qenë e të tillë jemi si shoqëri. Asnjë gënjeshtër e hipokrizi snobe, nuk mund ta errësojë këtë të vërtetë. Ajo çfarë përfaqëson Drenica, është ajo çfarë e ka të mbjellur përbrenda secili qytetar i Kosovës.

Është kohë për solidaritet e mbështetje. Sot, Drenica ka nevojë për ndihmë. Sot, e gjithë Kosova duhet të hapë zemrën për Drenicën. Të tillë jemi në të vërtetë. Le të bëhemi bashkë, që mbi këtë fatkeqësi që ka goditur njerëzit, ta shpalosim të vërtetën tonë si popull, kundër racizmit, dallimeve e gënjeshtrave që përpiqen t’i vënë në mesin tonë.

Bashkë!

Lajme të ngjashme