Deklarohet sërish Limaj: S’kam takim të caktuar me Kurtin, nuk kam marrë propozime të reja, të miat dihen - NACIONALE

Deklarohet sërish Limaj: S’kam takim të caktuar me Kurtin, nuk kam marrë propozime të reja, të miat dihen

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kur janë veç edhe dy ditë për t’u shterruar afati kushtetues tridhjetë ditor për konstituim të Kuvendit të Kosovës, Fatmi Limaj i Nismës Socialedemokrate tha se “nuk kam takim të përcaktuar” me Albin Kurtin e Vetëvendosjes.

Në një përgjigje për portalin “Front Online”, Fatmir Lima, mohoi të ketë marrë propozim të ri ndryshe nga ato më parë – ndërsa shtoi se kushti i tij për kryeparlamentar mbetet.

“Nuk kemi takim të përcaktuar me z. Kurtin. Nuk ka pasur propozime, opsionet i kemi të qarta prej ditës të parë, nuk janë të vërteta. Propozimet janë të njohura edhe të miat dhe të atyre’’, ka thënë Limaj

Ai gjithashtu hodhi poshtë, spekulimet për propozime të reja, raporoi FO, duke theksuar se pozicionet dhe opsionet politike janë të njohura që nga dita e parë e këtij procesi.

“Nuk ka pasur propozime – opsionet i kemi të qarta prej ditës së parë, nuk janë të vërteta. Propozimet janë të njohura, edhe të miat edhe të atyre’’, tha Limajsa

Lajme të ngjashme