Dehari i nderoi me një minutë heshtje viktimat e Srebrenicës, por jo edhe Agon Zejnullahun që vdiq në duar të policisë
Përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit ka nisur për një minutë heshtje për të nderuar viktimat e gjenocidit të ndodhur në Srebrenicës.
Kjo kërkesë erdhi nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, meqenëse sot është përvjetori i kësaj masakre.
Deputeti i VV-së jo rrallë kërkon që përvjetorë të ngjarjeve të ndryshme të nderohen me një minutë heshtje.
Por një gjë të tillë nuk e ka kërkuar për vdekjen e Agon Zejnullahut, i cili në fillim të javës është ka vdekur në duart e Policisë së Kosovës.
Një minutë heshtje nga deputetët e Kosovës për Agon Zejnullahun kishte kërkuar avokati Arianit Koci.