Degradimi mjedisor në Gjakovë, gazetari shokohet nga gjetjet – Komuna premton reagim të shpejtë
Gazetari Burim Pacolli ka vizituar Komunën e Gjakovës pas gjetjeve nga organizata joqeveritare QELIZA në bashkëpunim me KDI-në, për ndotje masive në afërsi të fshatit Firzë.
Pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka diskutuar me përfaqësues të “QELIZA”, gazetari është shokuar me gjendjen.
Për këtë, Burimi ka mbajtur përgjegjës edhe zyrtarët komunal të Gjakovës, të cilët kanë premtuar publikisht se do të ndërmarrin masa të shpejta për të përmirësuar gjendjen. Për të gjithë qytetarët që duan të raportojnë degradime mjedisore, këtë tashmë ua ofron platform kdi-green.org ku ju mund të raportoni çdo degradim mjedisor duke mbetur anonim.