Daçiq: I lumtur që Vuçiq përfaqëson Serbinë në negociata me Kosovën, Perëndimi ndryshoi qëndrim ndaj problemit - NACIONALE

Daçiq: I lumtur që Vuçiq përfaqëson Serbinë në negociata me Kosovën, Perëndimi ndryshoi qëndrim ndaj problemit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar se është i kënaqur si qytetar dhe anëtar i qeverisë që presidenti Aleksandër Vuçiq e përfaqëson Serbinë në negociata me Prishtinën.

Daçiq u shpreh se vetmja gjë e rëndësishme për Serbinë gjatë këtyre viteve ishte ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Ai tutje u shpreh se nuk pret që ShBA-ja dhe BE-ja ta ndryshojnë qëndrimin e tyre për Kosovën, por sipas tij është mirë që kanë ndryshuar qëndrimin ndaj vetë problemit.

“Asnjëri prej tyre nuk do të ndryshojë qëndrimin për Kosovën, do të ishte marrëzi që ta prisnin një gjë të tillë nga Amerika, Gjermania, Franca apo dikush në Perëndim që veçse e ka njohur Kosovën. Ata po ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj problemit, gjë e mirë dhe e dobishme kjo për Serbinë,” – u shpreh Daçiq në një intervistë për Kurir, raporton Kosovo-Online.

Daçiq theksoi se ndryshimi i qëndrimit të shteteve perëndimore ndaj problemit ishte bërë shkaku i argumenteve të forta të Serbisë.

“...Serbia, ndryshe nga qeveria në Prishtinë, është gjithmonë pjesëmarrëse serioze dhe e përgjegjshme në bisedime... Respekti është i madh, prandaj jemi në pozitë të realizojmë interesat tona,” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme