“Çu, çu jashtë”, “Më ka bullizu Pali dhe Valentina”: Këshilltari i Rozeta Hajdarit përjashtohet nga mbledhja e Komisionit - NACIONALE

“Çu, çu jashtë”, “Më ka bullizu Pali dhe Valentina”: Këshilltari i Rozeta Hajdarit përjashtohet nga mbledhja e Komisionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbledhja e Komisionit për Industri e Ndërmarrësi është përcjellur me përplasje të ashpra.

Përderisa po diskutohej Projektligji për Inspektoratin e Mbikëqyrjes së Tregut, shefi i kabinetit të Rozeta Hajdarit u pa teksa përqeshte deputetët e opozitës.

Si rezultat, ata kërkuan përjashtimin e tij gjë e cila edhe ndodhi.

“Ti ski hiç drejt me fole. S’ki drejt me pas kësi sjellje. Nuk pata kurrgjë me të. Nuk je ti këtu me na tregu sjelljet”, iu drejtua Valentina Bunjaku-Rexhepi këshilltarit Dakaj.

“Kur fol pa mikrofon, foli edhe unë”, ia ktheu Dakaj.

“Nuk lejohet me ofendu deputetin. Çu largohu prej sallës, çu, çu”, reagoi deputeti Pal Lekaj.

“Liroje sallën. Del jashtë. Mos hajde me këtë ngarkesë”, tha Ferat Shala.

Në këtë përplasje ndërhy edhe ministrja Hajdari, duke akuzuar disa deputetë për bullizim.

“A është e lejuar nga ana juaj që unë të bullizohem, që filluan me sharje. Ka qenë bullizim ndaj deputetit Pal Lekaj dhe Valentina. Zbatoje legjislacionin. Për hir të publikut, unë nuk e përdori gjuhën e njëjtë. Zyrtari që ju e larguat pa të drejtë është shefi i stafit të kabinetit të Ministrisë, Kushtrim Dakaj. U indinjua me fjalët e përdorura ndaj ministres Hajdari, dhe u indinjua që nuk u përdor mikrofoni, prandaj ishte reagim i tillë”, tha ajo.

Mbledhja po vazhdon.

Lajme të ngjashme