Çka po ndodhë në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë? A ka ardhë vaji nga Polonia? Sa kishte kushtuar?
Gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, përmes një videoje ka folur për hetimet që Prokuroia e Kosovës po zhvillon ndaj Ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, përkatësisht një kontratë 270 mijë euro për blerje të vajit nga një kompani polake e cila ende nuk e ka sjellur vajin, ndonëse qe më shumë se 1 vit ka pranuar pagesën.
Gazetari Buzhala, pa përmendur emra të përvetshëm, ka treguar se si punonjësit e stafit civilë “të cilët i kanë qitë mes kullës dhe çekiçit” janë detyruar të nënshkruajnë dhe porosisin mallra për shërbime emergjente dhe rezerva shtetërore.
“Komisioni nuk e pranu mallin kur e kemi paguar ne”; “Prej ministres e teposhtë ata i kanë bashkë këto: Hafizi, Irfani, Ministrja (Rozeta). Nuk e di qysh janë negociu këto marrëveshje” – janë dy prej biseda të zyrtarëve përbrenda MINT- që citon Buzhala.
Gazetari thotë se vaji “është ble, ështtë pagu, por s’ka ardhë”.
“Diku 270 mijë euro te një kompani në Poloni që ngjashëm si ajo kompania turke (për blerjen e grurit) nuk e ka primare biznesin e vajit. Se ku e kanë gjetë nuk e di, por dyshimet janë jashtëzakonisht të mëdha që kjo marrëveshje me polakët ka ardhë atëherë kur sekretari permanent ose u.d së sekretarit permanent në MINT, që është bashkëpunëtori më i ngushtë i ministres, Zef Deda nga Kieza, e ka nënshkru një Memorandum Mirëkuptimi ne homologët e tij në Poloni, dhe aty është një paragraf ku thotë se ‘këto duhet me mbetë absolutisht konfidenciale’”.
“Dyshohet që kompania që është paguar nga Kosova për me na shitë neve vaj, dhe vaji s’ka ardh është një start-up i financuar saktësisht nga Kieza e Polonisë. Tash, kush ka qenë prej personave qaty te counter-parti (homologu) polak që ka qenë, ka qenë edhe financuesi i këtij start-upi, e mandej ky start-up i ka marrë paret me blej vajin për Kosovën, që ky vaj as që ka ardhë, kjo është çështje e hetuesisë”, ka thënë Buzhala.
Veç kësaj, gazetari i Nacionales thotë se trajtimi që Rozeta Hajdare ua bën punonjësve në Ministrinë që ajo udhëheq “është sikur me qenë administratore e një regjimi pushtues e jo ministre e qeverisë”.