Çitaku për ç'njohjet e pretenduara nga Beogradi: Çka thonë ata kurrë nuk e trajtoj si të mirëqenë, por MPJ duhet të përgjigjet
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar në lidhje me pretendimet e Beogradit se edhe 9 shtete e kanë ç’njohur Kosovën. Anipse ç’njohja nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare, Serbia vazhdimisht ka tentuar ta fus këtë komponent në marëdhënie mes Kosovës dhe shteteve të tjera.
Çitaku ka shkruar se e din që pretendimet që vijnë nga beogradi, kanë për qëllim propagandën, e nuk i trajton si të mirëqena, mirëpo Çitaku konsideron se një përgjigjje nga Ministria e Punëve të Jashtme, duhet dhënë patjetër.
Kurse sa i përket propagandës së Serbisë, Çitaku thotë se është plotësisht e vetëdijshme, bile nga vet përvoja e saj sa ishte ambasadore në ShBA. “Veç alien nuk më patën bë” thotë Çitaku mes tjerash.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme, pretendimet e Beogradit, sidomos ato që mbrëmë Vuçiq i shpalosi, duke përmendur me emra disa nga shtetet që e kanë tërhequr njohjen sipas tij, as nuk i ka pohuar e as mohuar.
Statusi i plotë i Çitakut:
“Nga përvoja, gjithmonë duhet marrë me rezervë deklaratat nga Beogradi. Në raport me Kosovën ata vazhdimisht synojnë të krijojnë mjegull dhe huti. Çka thonë eksponentët në Beograd nuk e trajtoj kurrë si të mirëqenë. E di çka kanë thanë për mua dhjetëra herë. Vec alien nuk më patën bërë.
Mirëpo ajo që më shqetëson është heshtja e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sigurisht Unë e kuptoj natyrën e punës dhe diskrecionin që ndonjëherë ta imponon diplomacia. Po një përgjigje duhet dhënë.”