Çitaku: Osmani e Kurti s`u përplasen kur Kosovës iu vunë sanksione, tash po përplasen për telefona e çanta - NACIONALE

Çitaku: Osmani e Kurti s`u përplasen kur Kosovës iu vunë sanksione, tash po përplasen për telefona e çanta

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar përplasjen e Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti për incidentin e Aeroportit të Shkupit.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se dy krerët institucionalë po përplasen për çështje minore.

Sipas saj, ata janë nuk janë përplasur për çështje shumë më të rëndësishme për Kosovën.

“Presidentja dhe Kryeministri nuk u përplasën publikisht as kur Kosova u përjashtua nga ushtrimet e përbashkëta me NATO, as kur Kosovës iu vunë sanksione nga BE-ja, as kur fjala e lirë dhe mediat sulmoheshin sistematikisht nga eksponentët e partisë në pushtet, as kur u fyen e u poshtëruan aleatët tanë. Presidenca dhe Kryeministria po përplasen për kontrolle në VIP, telefona e çanta”, ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme