Cakolli: Ngërçi nuk është procedural – është politik, konsultimet të thirren nga lidershipi e jo nga Dehari - NACIONALE

Cakolli: Ngërçi nuk është procedural – është politik, konsultimet të thirren nga lidershipi e jo nga Dehari

2 javë më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se ngërçi actual në Kuvend s’është procedural por politik, prandaj sipas tij konsultimet s’duhet të thirren nga Dehari sepse nuk përfaqëson ndonjë autoritet vendimmarrës. Konsultimet për marrëveshje sipas tij duhet të thirren nga lidershipi partiak.

E plotë:

Ngërçi në Kuvend nuk është procedural – është politik. Prandaj, nuk zgjidhet me “konsultime” të thirrura 30 minuta para seancës, nga Kryesuesi që është aty vetëm pse është më i vjetri në moshë, e jo sepse përfaqëson ndonjë autoritet politik vendimmarrës.

Konsultimet me peshë thirren nga lidershipi partiak. Dhe nëse Lëvizja Vetëvendosje ka vërtet vullnet për konstituim, duhet të punojë më seriozisht për një marrëveshje apo kompromis – jo të përsërisë një kandidaturë pa shumicë dhe të presë që numrat të ndryshojnë vetvetiu.

Sepse Kuvendi nuk vetkonstituohet. Pa marrëveshje, nuk ka shumicë e as konstituim. Dhe sa më shumë përsëriten seanca me të njëjtin rezultat, aq më qartë bëhet që kjo fazë komode – pa afate dhe pa përgjegjësi – po iu përshtatet më shumë se zgjidhja vetë.

Lajme të ngjashme