Buzhala: Njerëzit që s'kanë luftu kurrë po na lodhin tu e përmendë luftën (VIDEO) - NACIONALE

Buzhala: Njerëzit që s'kanë luftu kurrë po na lodhin tu e përmendë luftën (VIDEO)

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në njërën nga pjesëzat e episodit të 19 të Ditarit të Buzhalës, të cilën tash e dy ditë e keni të gatshme në platformën tonë në rrjetin social "Youtube" dhe jo vetëm, autori përmendë me ton theksuar faktin se njerëzit që aktualisht flasin më shumë për luftën, nuk kanë qenë fare në luftë.

Buzhala këtu aludon qartë tek krerët institucionalë, në veçanti për kryeministrin Kurti, që në një intervistë dhënë italianes "La Repubblica", komentoi mundësinë e një lufte në Kosovë, si opsion i tretë pas Ukrainës dhe gjithmonë asaj hipotetikes në Transnistri nëse do të ndodhte.

Siç edhe mund ta shihni në videon e mësipërme, gazetari kritikon kreun e ekzekutivit që po e përmendë vazhdimisht luftën, ani pse nuk ka qenë asnjëherë në luftë, teksa precizon faktin se i njëjti është arrestuar në rrugë.

Përveç kësaj, Buzhala apostrofon festivalet e mbajtura së fundi në kryeqytet, festivale këto që kanë rritur numrin e turistëve.

"Kurti e ka nis një “Don Kishot” i vërtetë, ka fillu me luftu me dikë. Në kokën e tij lufta po bëhet gati. Domethënë veç në kokën e Albin Kurtit. Në Kosovë, në Prishtinë përfundoi një festival i jashtëzakonshëm siç ishte ai i Sunny Hillit, në Gërmi, mijëra vetë. Dje kam qëndru me dy-tre pronarë hotelesh, “spic” hotelet, dmth, “spic” ka qenë Emeraldi, “spic” ka qenë Swiss-i, po edhe hotelet tjera më të vogla, dmth këto hotelet e vogla thanë që i kanë drejtu dikah tjetër sepse nuk kishin vend.Manifesta po vazhdon, plot turistë të huaj gjithandej rrugëve të Prishtinës, Doku Festi po vazhdon, gjithashtu turistë të huaj, Anibari ishte më herët, edhe ngjarjet tjera kulturore që po zhvillohen në Prishtinë, qindra-mijëra vetë kanë ardhë prej Diasporës...".

Por, ai nuk u ndal me kaq. Thjesht lexuesve ua kujtoi faktin se asnjëri prej këtyre që janë në ekzekutiv momentalisht nuk kanë qenë në UÇK, andaj edhe s'kanë të drejtë të flasin për luftën.

"Ministri i Brendshëm jo, ai i jashtëm jo, i bujqësisë jo, pra asnjëri prej këtyre, edhe dojnë me na tranu t'u folë për luftën", shtoi Buzhala.

Gjithashtu, përmendi edhe çështjen e ndjeshme, atë të veteranëve, duke shtuar me ironi se nëse ndodh një luftë, gjithmonë sipas asaj që është në kokë të Albinit, atëherë 20 mijë veteranë (gjysma e 40 mijëve, por për çështje diskutimi autori e precizon si 20 mijë) me siguri se do të jenë të parët që do të dalin në 'terren'.

"Në anën tjetër, i vetmi që po sheh luftë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pse po i duhet kjo? Berat Buzhala nuk e di këtë gjë. Ajo çka e dimë me saktësi, ministri i financave, në një vend pra ku ministri i financave, ka deklaru që më mirë e kemi me marrë mercenarë të huaj me luftu për vendin tonë sesa që i përdorëm këta...U kërkoi falje më vonë, po këta këtë gjë e kanë, veç Albini nuk kërkon falje për deklaratat e tij, ato për luftën do t’i shohim më vonë këtu, ai është mirë me iu përgjigjë këtyre në ndonjë studio televizive po s’po shkon, sidoqoftë ministri i financave thotë më mirë me luftëtarë të huaj sesa me luftëtarë tonë. Ne e kemi një kabinet qeveritar, a i kemi 30 mijë a 40 mijë veteranë nuk është shumë relevante për momentin, relevante është ofendimi që u bëhet atyre. Pra, ne e kemi një kategori që ka luftu për këtë vend, dihet, ndoshta s’janë 40 mijë, po 20 mijë kanë luftu. Të 20-mijëtit me radhë po ofendohen, pra të 20-mijëteve me radhë nuk po iu rritet ajo paga minimale", përfundoi ai.

Më poshtë ndërkaq, mund ta shihni të plotë emisionin që po vlerësohet lartë e po merr mijëra shikime në të gjitha rrjetet sociale, duke treguar edhe njëherë ndikimin e madh që Nacionale e ka vendosur në tregun mediatik kosovar.

Lajme të ngjashme