Buzhala: Kot i tregojmë fakte “bandës online” të VV-së, ata i mbyllin veshët - NACIONALE

Buzhala: Kot i tregojmë fakte “bandës online” të VV-së, ata i mbyllin veshët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë u publikua edhe episodi i radhës i Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Kjo njëherit ishte pjesa e 26 e emisionit që po shënon rritje eksponenciale në të gjitha platformat gjegjëse sociale.

Atyre që për një ose arsyen tjetër nuk kanë mundur ta përcjellin drejtpërdrejt në natën që lamë pas, ua përmendim faktin se temë parësore ishte përplasja mes qeverisë dhe grevistëve, gjegjësisht BSPK-së, e cila nuk po tërhiqet nga kërkesa prej 100 eurove deri në miratim të ligjit të pagave.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është në grevë që nga data 25 e muajit të kaluar, pra plot 14 ditë.

Autori Buzhala mendon se këtë çështje mund ta mbyll kryeministri Kurti, duke ftuar në takim përfaqësuesit e grevistëve.

Megjithatë, kërkesat e deritanishme të tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.

Qeveria dhe shefi i saj, Albin Kurti nuk po pranojnë të dialogojnë fare me përfaqësuesit sindikalë, teksa ndarja prej 50 euro për punëtorët e sektorit publik si pjesë e masës për Përballjen me Inflacion, po shihet si e pamjaftueshme.

Gazetari Berat Buzhala veçoi edhe një pjesë tjetër të rëndësishme që mori vëmendje përgjatë grevës.

Ndarja në dy tabore dhe paraqitja katastrofale e mbështetësve të Kurtit, duke e etiketuar këtë të fundit si "bandë online".

Këtu ideatori dhe kreatori i Ditarit përmendi frazën e mirënjohur të Orwellit, i cili për nacionalistët thotë se e kanë një aftësi për të mos dëgjuar kur nuk iu konvenon.

"Orwell thotë se nacionalistët e kanë një aftësi për mos me dëgju kur nuk iu konvenon. Këto “bandat online”...kot iu servojmë ne atyre këto fakte, këta kanë një aftësi për me i mbyllë veshët pa i vendosur gishtat në vesh. Dmth, thjesht nuk dëgjojnë. E vetmja herë kur iu aktivizohet dëgjimi është kur flet Albinni, jo kur flasin tjerët. Pra, janë të manipuluar, madje edhe biologjikisht. Dmth, sikur me ndërhy në organin e tyre të dëgjimit. Ky del edhe thotë sindikatat, i glorifikon ata, sa ka qenë në opozitë, pastaj thotë po nxjerin analfabetë edhe ¾ e vendit tonë janë analfabetë".

Përveç kësaj, gazetari riktheu në pah metodën e famshme të Vetëvendosjes, e të publikuar nga PSD-ja rreth asaj sesi funksiononte Lëvizja sa i përket thashethemeve.

"I njëjti Albin, më 2016, me një manifest të Vetëvendosjes, që pat dalë në dritë më vonë, nga PSD-ja...Meqë shumica e popullit janë analfabetë, e meqë ka shumë media, atëherë metoda më e mirë është me gënjeshtra. Me thashetheme. Munden me i lënë mendtë 2 milionë vetave, 1.7 milionë njerëzve, por kur jemi të liria e shprehjes, Stuart Mill thotë se nëse vetëm një person në botë mendon ndryshe, e drejta e njerëzimit për me ia ndalë fjalën këtij personit është e barabartë me të drejtën e këtij personit me ia ndalë fjalën krejt njerëzimit".

Në fund fare, ai tha se votuesit e partisë që drejton aktualisht ekzekutivin nuk e kanë kurrfarë integriteti moral që të dehumanizojnë pjesën tjetër.

51%-shi, që nuk jeni më, nuk e keni kurrfarë tagri moral me ia ndalë fjalën pjesës tjetër, me dehumanizu pjesën tjetër".

Siç edhe mund të shihni, në pjesën e epërme të tekstit është episodi i plotë, kurse më poshtë gjeni pjesën e shtjelluar këtu. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme