Bushati: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’ - NACIONALE

Bushati: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme për një arsye.

Në profilin e tij në Facebook, Bushati ka shkruar se Kosova po shkon në zgjedhje vetëm kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’.

“Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’. Mirëpo, edhe parlamenti që do të konstituohet nga zgjedhjet e reja do t’i nënshtrohet të njëjtës formulë për zgjedhjen e presidentit. Që do të thotë se, sërish do të nevojitet kompromis politik. Një formulim disi të ngjashëm ka pasur Kushtetua e Shqipërisë e vitit 1998 që parashikonte se, presidenti zgjidhet me një shumicë të cilësuar votash në një procedurë me 5 raunde në parlament. Dhe nëse parlamenti shpërndahej, sepse nuk arrinte të zgjidhte presidentin, parlamenti i formuar nga zgjedhjet e reja i nënshtrohej të njëjtës formulë”, ka shkuar ai.

Ai ka vlerësuar se Kosova duhet t`i kishte shmangur këto zgjedhje.

“Kosova po shkel në një fushë të minuar. Sfidat e shtetkonsoldimit demokratik dhe integrimit të plotë të Kosovës në familjen euro-atlantike janë të panumërta. Ato kërkojnë kompromise politike dhe jo veprime impulsive apo imponime të ndërsjella. Kosova po shkon drejt zgjedhjeve për të tretën herë brenda një viti e gjysmë. Një skenar që duhej të ishte shmangur!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme