Boiken Abazi komenton qëndrimin amerikan për barrikadat, thotë se i demanton opozitën dhe analistët
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar në lidhje me qëndrimin e ambasadave amerikane e britanike në Prishtinë dhe Beograd të cilat bën thirrje të largohen barrikadat në veri të Mitrovicës.
Abazi menon se qëndrimi i ShBA-së dhe i Mbretërisë se Bashkuar e Gjermanisë nuk e ka “stepur” vetëm Vuçiqin por sipas tij ato e identifikojnë Serbinë si përgjegjëse për atë që po ndodhë në veri e i “heqin opozitës në Kosovë dhe analistëve argumentin dashakeq që pretendonte se Qeveria Kurti ka provokuar Serbinë dhe ka bërë gabim që ka futur Policinë e Kosovës në veri të Ibrit”.
Statusi i plotë:
Deklaratat e fundit të ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë jo vetëm e kanë stepur Vuçiqin por edhe:
1. E kanë identifikuar Serbinë si kurrë më parë përgjegjëse për atë që po ndodh në veri të Lumit Ibër.
2. I heqin opozitës në Kosovë dhe analistëve argumentin dashakeq që pretendonte se Qeveria Kurti ka provokuar Serbinë dhe ka bërë gabim që ka futur Policinë e Kosovës në veri të Ibrit.
3. Detyruan KM Rama t'i bëjë "share" në Twitter duke goditur kështu, me fjalët e amerikanëve, "mikun e tij" (siç thotë ai) Vuçiq.
Nuk duhet të harrojmë se pa vendosmërinë e Qeverisë Kurti dhe sakrificat dhe përkushtimin profesional të Policisë së Kosovës, nuk do ishin bërë as këto deklarata të sotme nga aleatët tanë.
