Bledi Mane: Milaim Zeka më ngjason me atë yllin e flamurit të ish-Jugosllavisë, i ndryshkur dhe i dalë nga boja - NACIONALE

Bledi Mane: Milaim Zeka më ngjason me atë yllin e flamurit të ish-Jugosllavisë, i ndryshkur dhe i dalë nga boja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Për shumëkë mund të jetë befasi, por jo për dikë që e njeh Bledi Manen, i cili gjërat i thotë gjithmonë hapur, pa ekuivoke.

Kështu ka bërë edhe në paraqitjen e radhës, që ishte nga ato të rrallat në Kosovë, gjegjësisht për Ditarin e Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Mane ka shkuar në atë pikë sa ta krahasojë gazetarin kosovar, Milaim Zeka me yllin e flamurit të ish-Jugosllavisë.

Sipas Manes, Zeka është përfytyrim i atij ylli, pra i ndryshkur, i dalë nga boja dhe që ngjason me ato reliket që shiten jashtë muzeumeve.

“Dhe më vjen çudi, e thotë Milaimi, më quan racist, Milaimin e kam koleg, e dua me të mirat dhe të këqijat e tij, por ma kujton e mban mend flamurin e ish-Jugosllavisë, ai ylli i vjetër, Milaimi është si ai ylli i vjetër, i ndryshkur, i dalë nga boja dhe si reliket që shiten jashtë muzeumeve. I thashë Milaimit mos do të bëhesh prapë deputet dhe po pretendon populizëm, sepse ishte një debat kulinarie, një debat, aspak ndasie dhe kuzhina jonë ka të metat e veta”, tha fillimisht Bledi.

Mane gjithashtu tregoi edhe një shembull, duke treguar se për shumicën e perimeve që përgatiten në Britani, merita ka Italia, pasi ajo i çoi atje dhe britanikët nuk ndihen inferiorë, nuk ndihen fajtorë.

“…ju tani jeni frekuentues i restoranteve në Shqipëri dhe jo vetëm ti, po edhe shumë shqiptarë tjerë të Kosovës. Duhet ta dimë, para viteve të 90, kuzhina e detit në Shqipëri kanë qenë vetëm peshqit. Edhe kuzhina jonë evoluoi, shqiptarët tanë shkuan emigrant në Itali, italianët erdhën dhe investuan në Shqipëri dhe ne mësuam nga njëri-tjetri. Unë kam jetuar 10 vjet në Britani, ka qenë Jul Cesari që i mësoi të laheshin, sepse trupat e tyre lyheshin me dhjamin e kafshëve, për të qëndruar ngrohtë gjatë dimrit dhe sonte në Londër ke banjot romake. Trangulli, qepa dhe mjaft perime të tjera në Britani shkruan nga romakët, por britanikët nuk ndihen inferiorë, apo nuk ndihen fajtorë për këtë”, vazhdoi ai.

Tutje ai tha se kuzhina kosoavare ka nevojë të rafinohet, megjithëse pranoi faktin se është e bollshme.

“Kuzhina tashmë është një marrie dhe një dhënie. Kuzhina juaj është e bollshme, por ka nevojë të rafinohet. Të kemi më shumë cilësi sesa sasi. Gjithsesi, besoj, debati ia vlejti, nga debat askush nuk humbet, nga debatet mësojmë”, përfundoi gazetari.

Në pjesën e fundit të fraksionit u përfshi edhe autori Buzhala, duke përmendur atë se arsyeja pse kemi konsumuar ushqime që aktualisht janë “on-top” në vendin tonë është për shkak se i kemi shfrytëzuar për energji, duke shtuar fare në fund se ushqimet e detit nuk të mbajnë dot për punë fizike.

Ashtu siç edhe e keni parë në pjesën e epërme të tekstit është episodi i plotë, kurse më poshtë gjeni pjesën e apostrofuar këtu.

Kujtojmë faktin se Bledi Mane ishte mysafiri i parë i Ditarit të Buzhalës në konceptin e ri, që në përgjithësi, dje regjistroi episodin 21.

Deri më tani, Ditari është shikuar qindra-mijëra herë në platformat sociale në përgjithësi e në rrjetin social “Youtube” në veçanti. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme