Bislimi shfaqet i nervozuar pas deklaratave të Escobar: Më shumë interesohen mediat për Asociacionin, se ata në Bruksel - NACIONALE

Bislimi shfaqet i nervozuar pas deklaratave të Escobar: Më shumë interesohen mediat për Asociacionin, se ata në Bruksel

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka fajësuar mediat që po raportojnë për çështjen e Asociacionit.

Sipas Bislimit, çështja e Asociacionit nuk është diskutuar asnjëherë në Bruksel gjatë kësaj periudhe, por vetëm në takime private.

“Në Bruksel, në këta 14 muaj nuk është diskutuar asnjëherë Asociacioni. Pikë. Asociacioni është përmend vetëm në takime private, private nuk ka asgjë, por takime tet-a-tet me zotëri Lajcak. Ku unë kam kundërshtuar faktin që Brukseli del me shumë lehtësi prononcohet për Asociacionin e nuk flitet shpesh për mosrespektimin e marrëveshjeve nga Serbia. Marrëveshja për Asociacionin është nënshkruar më 2013 e para, pastaj më 2015. Marrëveshje për menaxhimin e kufirit është nënshkruar më 2011-ën. Në qoftë se në Bruksel marrëveshjet asnjëherë nuk janë ranguar nga rëndësia, atëherë pse bëhet temë Asociacioni e jo marrëveshja për kufijtë”, ka thënë ai në televizionin publik.

Ai ka shtuar se emisari evropian, Miroslav Lajçak i ka thënë se në Kosovë diskutohet shumë tema e Asociacionit.

“E përgjigja e Lajcakut ka qenë se ju në Kosovë merreni me këtë temë. Pse deklaroheni, sepse na bëjnë pyetje mediat. Më shumë interesoheni mediat në Kosovë se ata në Bruksel”, ka thënë Bislimi.

Lajme të ngjashme