Bajrami: Energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, dua të besoj se Prokuroria ka nisur hetimet - NACIONALE

Bajrami: Energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, dua të besoj se Prokuroria ka nisur hetimet

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka pyetur se sa po kushton importi sot, nga po vjen energjia dhe kujt po i paguhet transporti.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë;

“Po ua them unë: energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, në emër të “sovranitetit”, fqinjësisë së mirë ose falë kumbarëve të tregtisë me energji”.

Bajrami ka shtuar se shpreson që Prokuroria Speciale të ketë nisur hetimet për mafinë energjetike.

“LVV po e pamundëson konstituimin e Kuvendit dhe njëherësh deputetëve që të diskutojnë aty për këtë çështje me rëndësi jetike dhe jo vetëm.

Unë dua të besoj se pas mijëra raportimeve publike, Prokuroria Speciale ka nisur më në fund hetimet për mafinë energjetike.

Mos harroni: jemi duke importuar mbi 1 milion euro energji në ditë, këto janë para të qytetarëve që do t'i paguajnë përmes faturave të rrituara edhe më shumë të energjisë elektrike dhe përmes inflaciont për produktet tjera. Qytetarëve me pak mirëqenie për fitimet të majme, për EFT-në e Vuki-it, NOA-n e për ata që e kanë bë të mundshme krejt këtë situatë” – ka shkruar deputetja.

Lajme të ngjashme