"Arsyetohet" zëdhënësi i qeverisë: Palët janë pajtuar që të koncentrohen në propozimin franko-gjerman - NACIONALE

"Arsyetohet" zëdhënësi i qeverisë: Palët janë pajtuar që të koncentrohen në propozimin franko-gjerman

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targa.

Ai ka publikuar videon e prononcimit të shefit të tij për media, pas takimit të para tri ditëve në Bruksel.

Siç thotë Kryeziu në rrjetin social "Facebook", palët janë dakorduar që të koncentrohen dhe të angazhohen në propozimin franko-gjerman.

Për më shumë edhe videoja e plotë:

Kujtojmë se arritjen e marrëveshjes e konfirmoi Josep Borrell në rrjetin social "Twitter".

Sipas kësaj marrëveshje, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave, kurse Kosova do t'i ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

"Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t'i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak palët për punën e palodhur", tha ndër të tjera ai.

Lajme të ngjashme