Arrestimi i bosit të drogës anëtar i VV-së, Çitaku: Të përlyer deri në afera prej trafikimit të drogës deri të shitja e energjisë - NACIONALE

Arrestimi i bosit të drogës anëtar i VV-së, Çitaku: Të përlyer deri në afera prej trafikimit të drogës deri të shitja e energjisë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

“Rrezik për shoqërinë” dhe “Marri e papërshkrueshme”, e ka quajtur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, afërsinë – dhe përkatësinë me Vetëvendosjen – e bosit të drogës të arrestuar sot, Shemsi Bahtirin nga antidroga në një aksion gjigant policor.

“Levizja që dikur imponohej si puritane, që shiste moral politik dhe integritet, sot del që njerëzit e afërt me ta, janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë”, tha Çitaku.

Postimi i plotë:

Tani, sipas raportimeve të dokumentuara me fotografi dhe fakte, del se shefi i rrjetit të shpërndarjes së heroinës në Kosovë është një eksponent i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe me ish Ministrin e Brendshëm në veçanti.

Levizja që dikur imponohej si puritane, që shiste moral politik dhe integritet, sot del që njerëzit e afërt me ta, janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë.

Kjo nuk është thjesht hipokrizi. Kjo është rrezik për shoqërinë.

Marri e papërshkrueshme.

Lajme të ngjashme