Anëtarësimi në KiE punë e kryeshme “brenda dy muajsh”, e thotë Selimi: Jep detaje nga raporti i Bakoyanis
Pas gëlltitjes së pilulës së hidhët – aprovimin e regjistrimit tëd 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit nga Qeveria e Kosovës që ka thuajse një dekadë që e artikulojnë si “dhuratë 24 hektarëshe nga Sllobodan Millosheviqi” – Kosova mund të anëtarësohet “çuditërisht shpejtë” në Këshillin e Evropës dhe atë “brenda dy muajsh”, na thotë ish-Ministri i Jashtëm, Petri Selimi, në një bisedë me Nacionalen në dritën e zhvillimeve të fundit.
Deri në mes ose fund të majit, Petrit Selimi – i cili posedon njohuri të thella për procesin e anëtarësimit në KE që nga koha kur ka shërbyer – e sheh për punë, nëse jo të kyer, atëherë të kryeshme e me plot optimizëm, anëtarësimin përfundimisht në Këshillin e Evropës.
“Procesi morri një shtytje me raportin e ish ministers se jashtme Greke Dora Bakojanis, ku ajo e ka identifikuar si pikë të parë të sfidave të sundimit të ligjit mu mos-ekzekutimin e vendimit për Manastirin e Decanit. Ambasadorët e vendeve mike kanë thënë pa asnjë dyshim se rruga e Kosovës drejt KE kalon kah kapixhiku i Manastirit”, na tha Selimi.
Selimi – në dijeni rreth përmbajtjes së raportit vendimtar të Dora Bakojanis, raport ky i cili ende s’është publikuar – na thotë që ka edhe pika tjera kushtimisht-kushtëzuese, si Asociacioni dhe një valë shpronësimesh që kanë ngjarë në veri nga Qeveria e Kosovës; të cilat qysh nga fillimi i vitit të kaluar kishin hasur në rezistencë nga bashkësia evropiane.
Selimi thotë “mundet” që Asociacioni të shndërrohet në kusht, por ama jo domosdoshmërisht.
“Është cështje e shteteve mike nëse dëshirojnë t’I ndihmojnë Kosovës përkundër qeverisë së saj, apo dëshirojnë të insistojnë në pika konflikti me Qeverinë Kurti. Shpresoj se nevoja e Kosovës për integrim do të jetë argument I fuqishëm që mos të përzihet Asociacioni në këtë debat, por duke marrëparasysh tonet e dëshpëruara dhe hidhëruara të Quintit, nuk është befasi nëse ky bëhet kusht në hapat e fundit pak para anëtarësimit”, tha ai.
Intervista e plotë:
Cila është rëndësia e vendimit të Kurtit për bartjen e prones në manastirin e Decanit?
Selimi: Vendimi për respektimin e ligjshmërisë dhe vendimeve të mëhershme të GJykatës Supreme dhe asaj Kushteteuse është I vetmi logjik dhe ligjor. Kosova dhe palët I kanë shterrur të gjitha rruget. Ligjore që më 2016 dhe vonesat në respektim të vendimit kanë sjellë edhe vonesa në adresimin e aplikimit tonë për anëtarësi në KE. Procesi morri një shtytje me raportin e ish ministers se jashtme Greke Dora Bakojanis, ku ajo e ka identifikuar si pikë të parë të sfidave të sundimit të ligjit mu mos-ekzekutimin e vendimit për Manastirin e Decanit. Ambasadorët e vendeve mike kanë thënë pa asnjë dyshim se rruga e Kosovës drejt KE kalon kah kapixhiku i Manastirit
A ka kushte tjera Kosova për t'u anëtarësuar?
Selimi: Pyetje me vend sepse në raportin e Bakojanis të 27 shkurtit përmenden edhe dy pika: “Mbrojtja Efektive e Komunitetit Serb në Komuna Veriore” ku paragrafi 41 thotë se “themelimi I ASMM (Asociacionit) konsiderohet si parakusht për mbrojtje efejtive të drejtave të njeriut” por paragrafi 29 thotë se themelimi i ASMM nuk është “kriter për anëtarësim”. KËshtu që dera është e hapur që shtetet mike të lëvizin edhe pa Asociacion. Një kusht tjetër që përmendet është “Ekspropriimi i tokave në komunat me shumicë serbe” ku poashtu pohohet se vendimet për tëhuajëzim të tokave nga shteti nuk janë konform Pakos së Ahtisaarit. Pra, raporti Bakojanis ka tema tjera por aq sa po dëgjoj, vendimi mbi Deçanot është çelësi i lëvizjes përpara dhe hapave tjerë.
Por cilat janë këto hapa tjerë dhe sa shpejt realisht mund të bëhet Kosova anëtare e KE?
Selimi: Kosova mund të bëhet anëtare e KE çuditërisht shpejtë nëse ka vullnet te mirë nga shtetet mike. Datat janë koxha të rrepta, sepse Komiteti i Asamblesë Parlamentare të KE tajkohet me 18 mars dhe aty duhet kaluar mendimi pozitiv për raportin Bakojanis dhe aplikimin e Kosovës. Një komitet tjetër për cështje ligjore ka pranuar një raport nga eksperëtt ligjore ku është pohuar se s’ka arsye për vonesa për aplikimin e Kosovës. Hapi i ardhshëm është takimi I Asamblesë Parlamentare në prill ku mund të futet në agjendë votimi për Kosove. Mendimi duhet të jetë pozitiv ashtu që kërkesa e Kosovës të shqyrtohet në komitetin e ministrave në mes të majit ku, përsëri e them, nëse ka vullnet të mirë, Kosova mund të pranhet si anëtare fuqiplotë dhe sovrane e kësaj organizate më të vjetër Europiane.
A mund të kthehet Asociacioni si kusht?
Selimi: Mundet por nuk ka nevojë. Është cështje e shteteve mike nëse dëshirojnë t’I ndihmojnë Kosovës përkundër qeverisë së saj, apo dëshirojnë të insistojnë në pika konflikti me Qeverinë Kurti. Shpresoj se nevoja e Kosovës për integrim do të jetë argument I fuqishëm që mos të përzihet Asociacioni në këtë debat, por duke marrëparasysh tonet e dëshpëruara dhe hidhëruara të Quintit, nuk është befasi nëse ky bëhet kusht në hapat e fundit pak para anëtarësimit.
Cilat janë benefitet për anëtarësim në KE?
Selimi: Benefitet janë të shumta dhe llojllojshme: prestigji diplomatik dhe politik I Kosovës rritet sepse bëhet anëtare e një organizate me renome dhe me fuqi politike, edhepse jo edhe aq të madhe sin ë kohën e Luftës së Ftohtë. Rusia ka dalë nga kjo organizatë dhe shumë shtete kanë qëndrim ambivalent. Benefiti praktik është se Kosovarët mund të dërgojnë raste ne Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut. Ky instrument jep një ombrellë të re të mbrojtjes juridike për qytetarët tanë që ballafaqohen me probleme në gjykata kosovare. Benefitet tjera janë aderimi ne konventa të shumta, që përforcon kornizën ligjore të Kosovës.
Benefit final mund të jetë edhe Evrovizioni!
Si po mendoni Eurovisioni?
Selimi: Kosova, përkatësisht nuk është anëtare e EBU, që pamundëson pjesëmarrjen në Këngën e Eurovizionit. Anëtarësimi në EBU është e hapur për anëtarët e KE, kështu që në një mënyrë, anëtarësimi në KË potencialisht do t’I hap rrugen muzikës kosovare të dëgjohet në garën argëtuese të Eurovizionit