Analisti serb bën apel për ruajtje të gjakftohtësisë: Çkado që ndodh, ne do të vazhdojmë të jetojmë në Kosovë - NACIONALE

Analisti serb bën apel për ruajtje të gjakftohtësisë: Çkado që ndodh, ne do të vazhdojmë të jetojmë në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në letërnjoftime nga dita e nesërme, ka ngritur tensionet në Beograd me presidentin serb Vuçiq që përdori gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit.

Vuçiq u shpreh se megjithëse kërkonte paqe, Serbia “do të fitonte” në një adresim të vagullt që si duket kishte për qëllim të frikësonte e të nxiste tensione te qytetarët serbë të Kosovës.

Por, një mesazh pozitiv e ka shprehur analisti serb nga Kosova, Aleksandar Arsenijeviq, i cili u shpreh si vijon:

“Çkado që të ndodh, kërkoj nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë tyre, sepse edhe kjo, si shumë gjëra tjera deri tash, do të kalojë dhe ne do të jetojmë në Kosovë dhe Metohi. Mesazhi për të gjithë është: duhet të mbani kokën të ftohtë, sepse koka nuk mund të “mbillet” për çdo vit.”

Edhe kryeministri Kurti u shpreh se nesër nuk do të kishte tensione, dhe se vendimi i qeverisë do të zbatohej pa pengesa për shkak të legjimitetit të tij.

Ai e quajti presidentin Vuçiq si “president të frikës” ndërsa veten si “njeri të shpresës”.

Lajme të ngjashme