Analistët pro Kurtit e harrojnë Asociacionin: Pozhari merret me Big Brother, Gashi poston për një rrugë - NACIONALE

Analistët pro Kurtit e harrojnë Asociacionin: Pozhari merret me Big Brother, Gashi poston për një rrugë

1 vit më parë

nga Arta Avdiu

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është rikthyer në vëmendje. Më saktësisht, themilimi i tij, që vazhdon të jetë një kërkesë e kahmotshme e bashkësisë ndërkombëtare. Dhe gjithçka duket të jetë gati…një draft-statut tashmë është hartuar, një takim për të do të mbahet me 31 dhjetor dhe një takim u realizua dje.

Në një vizitë të befasishme të mërkurën, Miroslav Lajcak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e realizoi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe vartësin e tij, Besnik Bislimi. Pas takimit Lajçak deklaroi se me zyrtarët kosovarë u dakordua për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra duke përshirë marrëveshjen e asociacionit.

Por, disa orë pas cicërimës së Lajçakut, cicëroi edhe Kurti, duke theksuar se Asociacioni nuk e ka kaluar “testin e Gjykatës Kushtetuese”.

Por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar, pasi është e vetmja marrëveshje nga 33 marrëveshjet e Brukselit që s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Është e theksuar në kuptimin juridik, e kushtetues”, është shprehur Kurti.

Ndërsa, me 31 janar ambasada amerikane në Prishtinë, ka thirrur një takim me përfaqësuesit politik dhe shoqërinë çivile për të nisur diskutimet për themelimin e asociacionit. E një ditë me parë pritet të publikohet një draft-statut i asociacionit.

Analistët kundër qeverisë i kanë pritur kryesisht me gëzim gjithë këto ngjarje të reja rreth themelimit të asociacionit.

Ndërsa, analistët pro-qeveritar janë ndarë në dy grupe. Pala e parë, është dorëzuar (ndoshta edhe kapitulluar), duke mbështetur themelimin e asociacionit. Ndërsa pala tjetër, pra pala e dytë, ka komentuar për Big Brother ose gjëra tjera që kanë ndodhur pak më moti se kur Kurti ka ardhur në pushtet.

Postimi nr.1: Ilir Mirena

Gjasat janë që nënshkrimi i Zajednices nga Albin Kurti do të përkoje bash ne përvjetorin e asaj ngjarjeje tragjike”, shkruan analisti Ilir Mirena.

Komenti:

Mirena, sikurse shumë analistë të tjerë anti-Kurti, është i mbërthyer në një rreth vicioz reagimesh. Pra Mirena vetëm reagon ndaj veprimeve të Kurtit. Ai nuk paramendon mbi ngjarjet, por komenton mbi veprimet. Përtej komentit e analizës politike, besoj që janë disa pyetje, thelbësore për debatin rreth Asociacionit, që duhet shtruar z. Mirenës dhe të ngjashmëve.

A ka njeri që e di se a mendojnë Ilir Mirena dhe analistët tjerë që janë kundërshtarë të Qeverisë Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe është i dëmshëm apo i favorshëm për Kosovën? A mendojnë se duhet të themelohet Asociacioni a jo? A kanë ndonjë mendim për Asociacionin? Apo kanë mendime vetëm për veprimet e Albin Kurtit? A do të ishte më mirë të kishin një mendim për vetë asociacionin dhe ta kundërshtonin/përkrahin Kurtin nësë (s)e themelon atë.

Postimi nr.2: Shkëlzen Gashi

“Edhe 400 vjet me i votu këta, pak osht”, ka shkruar analisti pro-qeveritar Shkëlzen Gashi, duke ironizuar Fatmir Limajn, kryetarin e Nismës, që pak ditë me parë tha se si përfaqësues të luftës do duhej të votoheshin edhe për 400 vjet tjera.

Komenti:

Shkëlzen Gashi ka injoruar tërësisht temën e ditës, themelimin e Asociacionit. Para dy ditë është marrë me shkatëriimin e një rruge nga vërshimet në kohën para se të vinte Kurti në pushtet. Meqë ka vendosur të merret me rrugët e shkatërruara nga përmbysjet, bile së paku të merrej me rrugën e ndërtuar nga Vetëvendosje në fshatin Dedin në veri që gjatë vërshimeve e mori uji me vete. Në këtë formë, do të mirëmbante pozicionin e tij prej analisti “parimor e objektiv”, në të cilin ka investuar gjatë e shumë.

Për më keq, ajo rrugë nga zëdhënësi i Vetëvendojës, pra Arlind Manxhuka, u cilësua si rruga e integrimit të veriut, e cila pas përmbytjeve u dezintegru krejtesisht, bash sikurse kundërshtimi i tyre për Zajednicën.

Potimi nr 3: Xhevdet Pozhari

“Ë... të ka rrahur babi, ë? E ka rrahur edhe mamin ë? Ashu ë...” – ka shkruar analisti Xhevdet Pozhari, duke komentuar Big Brother.

Komenti:

Nga të gjitha ngjarjet në Big Brother në Kosovë dhe Shqipëri, nga dhuna seksuale tek dhuna fizike e verbale, Pozharin e pengoi kur një banor i BBVA, Eni Tare denoncoi dhunën në familje, duke treguar traumat që kishte përjetuar ai dhë nëna e tij deri sa ishte rritur. Duke shkruar se Tare u “shtrydhë si limoni” pasi tregoi historinë e tij në televizion, Pozhari e anatemoi publikimin e këtyre rasteve. Mesazhi subliminal i Pozharit kësaj radhe është i qartë: ai synon të turpërojë viktimat që tregojnë publikisht dhunën që përjetojnë apo kanë përjetuar.

Postimi nr. 3: Elvis Hoxha

Më në fund Kosova ose shqiptarët po bëjnë rezistencë shtetërore”, kishte shkruar një javë me parë ideologu i Vetëvendosjës, Elvis Hoxha.

Postimin e tij Elvis Hoxha për resistencën shtetërore lirisht mundet ta fshijë. Duket qe kryeministri Kurti u dorëzua edhe para presionit për themelimin e Asociacionit, pasi ishtë dorëzuar para disa presionëve me të vogla nga Serbia dhe strukturave të saj paralele, duke i pranuar:

1) Letërnjoftimet ilegale

2) Targat ilegale

3) Duke i shtyer zgjedhjet sipas dëshires së Vuçiqit

4) Duke i amnistuar të gjithë organizatorët e barrikadave dhe duke e liruae në shtëpi të akuzuarin për terrorizëm?

Në pritje…

5) Duke themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

P.s.: Ajo çfarë Hoxha dhe partia e tij e përjetojnë si rezistencë ndaj imperializmit amerikan dhe evropian, për Republikën e Kosovës, në fakt, është dëmtim i aleancave dhe partneritetëve të ndërtuara për 3 dekada nga qeveritë e kaluara. Uroj që tash këtë e kanë kuptuar edhe Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme