Ambasadori Dugolli takohet me Sekretarin Rubio në festën e 249-vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në ceremonitë e organizuara për të shënuar 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës. Gjatë kësaj ngjarjeje, ai ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubion.
Dugolli ka shprehur kënaqësinë për mundësinë e pjesëmarrjes në këtë ngjarje dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ai e ka cilësuar këtë si një mundësi për të nderuar këtë ditë të veçantë dhe për të thelluar lidhjet e qëndrueshme mes dy vendeve.
“Ishte kënaqësi e madhe të merrja pjesë në shumë nga festimet për 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara”.
“Krenar që qëndrova përkrah mikpritësve tanë bujarë për të nderuar rëndësinë e kësaj dite të veçantë dhe për të forcuar lidhjet e qëndrueshme mes Kosovës dhe ShBA-së”, shkroi Dugolli.
