Alisa lufton për Kosovën, ish-ushtari i UÇK-së Blerimi jo: Logjika 'militaro-qesharake' e Shkëlzen Gashit - NACIONALE

Alisa lufton për Kosovën, ish-ushtari i UÇK-së Blerimi jo: Logjika 'militaro-qesharake' e Shkëlzen Gashit

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Debati publik në Kosovë po bëhet gjithnjë e më irracional pas paralajmërimit të hapur për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndaj vendit tonë. Përkrahësit e Vetëvendosjes nëpër studio televizive tashmë kanë rrëshqitur në disa pikëpamje që s’do ta besonim se do t’i dëgjonim ndonjëherë. Çka u tha mbrëmë nga Shkëlzen Gashi e Alisa Braho?

Vështirë që do ta besonte dikush në Kosovë – qoftë edhe nga Vetëvendosje – se nëse do të përmendej mundësia që kryeministri i vendit të futej në listë të zezë të Kosovës një përkrahës i tij do të thoshte: “Kjo osht fantastike!”

Fantastike!!!

Kështu tha mbrëmë Shkëlzen Gashi.

Ishte fantastike nëse Albin Kurti futej në listë të zezë nga ShBA-ja.

“Kjo osht fantastike (nëse bëhet Kurti non grata). Nuk pe vendos për shkak të korrupsionit. Nuk pe vendos për shkak të korrupsionit. Nëse kish me vendos... ja... si pengues i koncesioneve ndaj Serbisë. Qishtu pe vendos.” – tha ai.

Po e vendoste – nëse do ta vendoste – do ta bënte për rrezikimin e stabilitetit rajonal. Por, kjo si duket nuk ka kurrfarë peshe për Gashin. E as për Brahon.

Madje sipas tij, Amerikës do t’i binte keq nëse ndërmerrte një veprim të tillë. Jo Kurtit.

“Nëse e fusin në listë të zezë. Kjo osht keq veç për Amerikën. Ti pi bon presion një pale të dobët. Ti pi bon presion një viktime. Kjo nuk osht mirë me Amerikën. Na duhet me këqyr a ka t’drejtë Kosova a nuk ka t’drejtë.”

Pra, e gjithë çështja po rrudhej në: a kishte Kosova të drejtë apo jo? Por, bash për këtë çështje nuk pati ndonjë argument. Në anën tjetër, që të gjithë panelistët ishin shqiptarë. A mos duhej ta dëgjonim edhe ndonjë pjesëtar të komunitetit serb, për t’i ballafaquar argumentet me ta?

“S’mundesh me rrëzu qashtu, se kjo i bon keq Amerikës. E nxjerr një fytyrë që nuk është mirë me nxjerr.” – tha tutje ai.

Trim mbi trima

Gashi u paraqit edhe “trim mbi trima” në studio.

“Po m’doket Blerimi me qito menë, kurrë s’kish shku me luftu! Tu e pasë parasysh raportin e forcave. Serbia 100 mijë, na 1 mijë.” – tha Gashi, duke iu drejtuar Blerim Latifit që kishte qenë pjesë e UÇK-së atëherë kur duhej.

Edhe Shkëlzen Gashi mund të kishte qenë pjesë e UÇK-së, por ja që nuk ishte.

Blerim Latifi në një moment sulmoi për “moralizime” të kota analisten nga Shqipëria, Alisa Brahon.

“Kjo bon hajgare se nesër kur të kërset këtu pushka, largohet në Shqipëri! Shet moral prej atjehit. Por ne do të mbesim këtu me mbrojtë Kosovën!” - i tha Latifi.

E sipas Gashit, Alisa Braho do të luftonte. Jo Blerim Latifi.

“Mos u ngut Blerim se kjo (Alisa Braho) lufton bashkë me neve. Edhe unë po ta garantoj që ti s’lufton. S’lufton!” - i tha Gashi Blerim Latifit.

"Kjo osht ridikuloze, kjo osht ridikuloze," - mund të thoshte për këtë rast analistja Braho.

Logjikë ushtarake

Sipas Gashit, Kosova mund të funksiononte edhe pa bashkësinë ndërkombëtare. Por, nuk tregonte qysh. Ai përmendte rrethana që e çonin Kosovën drejt luftës.

“Na qishtu kena menu edhe n’vitin 1912. Me bo mu largu Perandoria Osmane prej këtuhit na nuk mujna me funksionu... kena funksionu, e kena pa që funksionon... njësoj ka ndodh edhe n’1918-n.... Për me kon shtet i pavarur e sovran, duhesh me kon i gatshëm edhe me sakrifiku.” – tha Gashi.

Logjikën e tij militareske, ushtarake, ai e vazhdoi edhe me këtë deklaratë:

“Kjo osht betejë mes serbëve dhe shqiptarëve për Kosovën. Kosova iu takon atyne që janë më të vendosur.” – u shpreh analisti nga Prishtina.

“Kjo osht situatë sikur n’99-n.” – tha ai, pa pikën e ndjeshmërisë për gjithë atë që kishte ndodhur në atë kohë.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme