Albulena Haxhiu për punëtorët e IML-së: Nuk iu besojmë, e kanë pru punën me punu me polici - NACIONALE

Albulena Haxhiu për punëtorët e IML-së: Nuk iu besojmë, e kanë pru punën me punu me polici

1 vit më parë

nga Gentiana Hasani

Ministrja Albulena Haxhiu ka folur edhe njëherë për punën e zyrtarëve të Insitutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Aty, ku para disa muajve në mënyrë të mistershme u zhdukën disa mostra të ish-aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Haxhiu e ftuar në ‘dpt te Fidani” thotë se tashmë verifikimin e mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore po e bëjnë me Polici të Kosovës.

Ajo shkoi edhe më larg duke thënë se nuk kanë fare besim në punën e zyrtarëve të IML-së.

Jemi tu e verifiku cdo mostër me Polici, sepse nuk po ju besojmë. Këtu e kanë pru punën, me punu me polici,”- tha ministrja Haxhiu.

Tutje ajo u shpreh se këtë punë po e bëjnë në këtë formë ngase sipas saj punonjësit e këtij Instituti nuk po duan reforma.

Ka një grup që refuzon ndryshimet në Institut. Ata refuzojnë me u zbatu rregullorja e brendshme e Institutit. Ata nuk duan që të kenë reforma”.

E ndërkohë, gjatë ditës së djeshme nga Sindikata e Punëtorëve të IML-së kanë reaguar sërish duke kërkuar që politika t’I mbajë duart larg këtij institucioni.

Ne, Shoqata Sindikale e IML-së, të shqetësuar jashtë mase për krijimin e një opinioni negativ në lidhje me Institutin për Mjekësi Ligjore, nga deklaratat e shumta të papërgjegjshme, kryesisht të politikanëve të partive të ndryshme informojmë opinionin publik se në Institutin për Mjekësi Ligjore marrëdhëniet nderkolegiale nuk janë as më të mira e as më të këqija se në Institucionet tjera shtetërore. Prandaj, deklaratat e tilla i dënojmë fuqimisht duke i konsideruar dashakëqija dhe me skenarë ogurzeza në drejtim të prishjes së imazhit profesional dhe hakmarrjes personale ndaj veprimeve ligjore sindikale dhe Shoqatës sonë,”- u tha në njoftimin e sindikatës së lëshuar ditën e premtë.

Madje deklarimet e presionet që po u bëhen atyre, nga Sindikata i quajnë shantazhe,

“Pa marrë parasysh reagimet e tilla në opinionin publik, të cilat ne i konsiderojmë shantazhe dhe presione të pakuptimta në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive tona zyrtare sindikale, ne do të vazhdojmë të respektojmë vetëm Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin aktual, përmes të cilave jemi të bindur se jemi duke e ruajtur Institutin nga shkelësit e ligjeve tona në fuqi.”

E Nacionale ditë më parë ka raportuar për shqetësimet e Sindikatës së IML-së se si zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë po ndërhyejnë në punën e këtij institucioni.

Nga Sindikata u alarmua se në IML ka ndërhyrje flagrante politike nga kabineti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sindikata e IML-së qysh para tetë muajve e kishte paralajmëruar Haxhiun për intervenimet e këshilltares politike të saj, Nazlie Bala.

Në majin e vitit 2022, në emalin zyrtar të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte shkuar një letër me tri faqe e me plot ankesa për këshilltaren e saj politike, Nazlie Bala. Kishte qenë Sindikata e Institutit të Mjekësisë Ligjore, e cila ministres Haxhiu i kishte rrëfyer për ndërhyrjen e këshilltares së saj, Nazlie Bala, në punën e këtij institucioni. Madje kjo sindikatë kishte shkruar se Bala po e dirigjon komplet punën në IML.

Ne e kemi parasysh së është në diskrecionin tuaj se kë e emëroni këshilltar, mirëpo për neve është e papranueshme që proceset e IML-së të jenë komplet të dirigjuara nga këshilltarja juaj politike, znj. Nazlie Bala. Ne nuk e kontestojmë ndihmën që mund t'ju ofrojë juve si këshilltare politike dhe kjo nuk është ne interesin tonë...”- thuhet në letrën që Sindikata e IML-së ia kishte dërguar Haxhiut.

Lajme të ngjashme