Albulena Haxhiu befasohet nga PDK-ja: A po presin të dalim në shesh, të themi ‘dorëhiqemi
Ministrja në largim, Albulena Haxhiu ka thënë se “është e befasuar” nga kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës për t’i dorëzuar dorëheqjet.
Madje, sipas saj, ata po presin që të dalin në shesh e të thonë “dorëhiqemi”.
“Befasia e radhës ishte PDK që kërkoi dorëheqjen tonë, sërish tha dorëzoni dorëheqjet. Nuk e di çka po presin, që të dalim në shesh të themi dorëhiqemi.
Këtë e kemi bërë secili nga ne para seancës konstituive më 15 prill, e kemi njoftuar edhe KQZ-në para certifikimit. Ka tendencë për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Unë nuk e kam obligim me ia dërgu dorëheqjen një deputeti, e kam obligim me ia dorëzu kryeministrit, eprorit tim, secili nga ne ia kemi dorëzuar. Kryeministri Kurti ka dhënë dorëheqjen e kekni parë, të gjitha olbigimet që kemi pasur me Kushtetutë, me ligj, i kemi adresuar. Prandaj jemi këtu për të vazhduar seancën konstituive” – tha Haxhiu, transmeton Nacionale.
Tutje, ajo ka refuzuar të tregojë nëse i kanë numrat, si dhe emrin e propozuar për kryeparlamentar.
“Gjithcka do të kuptohet kur t’i vjen rendi, do të jemi këtu, do ta kuptoni kur t’i vjen rendi. Ne s’jemi te pika te propozimit të emrit, kur të vjen momenti do ta themi në foltoren e Kuvendit” – tha ajo.