Agjencia për Informim dhe Privatësi e gjobit OShP-në, nuk ia ofron procesverbalin kompanisë "Rahovica"
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka shqiptuar një gjobë ndaj Organit Shqyrtues të Prokurimit për mozbatim të vendimit të saj. Shuma e dënimit është 3 mijë euro. Ky dënim ka ardhur për shkak se OShP-ja ka refuzuar të ofrojë qasje në dokumente publike për kompaninë “Rahovica”. Çka ndodhi?
Në dokumentin e siguruar nga Nacionale, AIP-ja ka treguar se OShP-ja është dënuar për mosofrim të qasjes në dokumente publike, duke theksuar se OShP-ja obligohet të paguajë gjobën prej 3 mijë eorsh në afat prej 30 ditësh.
“VENDIM
Shqiptohet gjobë ndaj Organit të Prokurimit për moszbatim e vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi Nr. A-342/2024 të datës 18 korrik 2024, në shumën prej 3 mijë euro për mosofrim të qasjes në dokumente publike” – thuhet në vendim.
Në vendimin e saj, AIP-ja ka theksuar se “gjatë shqyrtimit të ankesës…ka obliguar Organin Shqyrtues të Prokurimit që t’i ofrojë palës qasje në dokumentet objekt kërkese”. Ndonëse e kishte obliguar që t’i ofronte qasjes kompanisë “Rahovica”, OShP-ja e kishte refuzuar vendimin e AIP-së.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi e konsideron dhe e vlerëson se kërkesa e palës ankuese është e drejtë dhe nuk qëndron arsyeja e institucionit që mos t’i ofrojë palës ankuese qasje në dokumente publike. Mosofrimi i qasjes në dokumente publike nga OShP-ja, nuk është i bazuar në asnjërin prej 12 kritereve të parapara sipas paragrafit 2 të nenit 17 i Ligjit Nr. 06/ L-081 për Qasje në Dokumente Publike” – thuhet në vendim.
Tutje, këtë refuzim të OShP-së, AIP-ja e ka konsideruar si mospërfillëse, ndërsa dokumentet e kërkuara nga pala ankuese si kontribut të “interesit publik dhe transparencës institucionale”.
“Pavarësisht përgjigjës së institucionit publik, AIP-ja e vlerëson se dokumentet e kërkuara nga pala ankuese janë konkrete, si dhe në këtë rast ofrimi i qasjes ndaj këtyre dokumenteve objekt kërkese i kontribuon interesit publik dhe transparencës institucionale” – thuhet në vendim.
Sjellim ndër mend që kohë më parë, “Rahovica” e kishte deponuar një kallëzim penal ndaj OShP-së, duke i akuzuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Në një ankesë drejtuar OShP-së, kompania “Rahovica” ishte ankuar për aktivitetin e prokurimit për “Zgjerimin e rrguës nga ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës”. Në lidhje me këtë çështja, kjo kompani kishte pretenduar se është dëmtuar me mbi 1.6 milionë euro, duke e quajtur vendimin e OShP-s si të “pabazuar”.
Më saktë, kjo kompani ka ushtruar kallëzim penal ndaj Vedat Peterqoit, Isa Hasanit dhe Vjosa Gradina-Mexhuani, anëtarë të OShP-së, ku pretendonte se të lartëcekurit kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.
Krejt këto akuza i kishte mohuar OShP-ja, ndërsa prokuroria kishte njoftuar se “ka autorizuar policinë për grumbullimin e provave dhe informative lidhur me këtë rast”.