Absolutisht e zhgënjyer: Qysh mund të kuptohen fjalët e Presidentes Osmani për marrëveshjen e Kurtit? - NACIONALE

Absolutisht e zhgënjyer: Qysh mund të kuptohen fjalët e Presidentes Osmani për marrëveshjen e Kurtit?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur “absolutisht e zhgënjyer” me mungesën e njohjes reciproke në marrëveshjen e Brukselit/Ohrit për të cilën u pajtua kryeministri Albin Kurti. Qysh mund të kuptohet një gjë të tillë?

‘Simptoma’ e parë se diçka nuk ishte në rregull u dha nga heshtja e gjatë dhe e habitshme e Listës Guxo për Marrëveshjen e Ohrit. I madh e i vogël në Kosovë (por jo veëtm) komentonte. Megjithatë, jo edhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla e as ministri Faton Peci.

Por, ‘simptoma’ më e rëndësishme erdhi kur presidentja lëshoi një deklaratë për Nacionalen për marrëveshjen në fjalë që mund të kuptohej se nuk ishte aq e kënaqur.

“Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet.”tha znj. Osmani, duke kritikuar edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë të cilëve iu kërkonte që të “ndryshonin qasje”.

Osmani kishte folur shkurtimisht, por domethënshëm, edhe pas marrëveshjes së Brukselit më 27 shkurt.

“Janë pranuar edhe disa propozime jo të lehta,kishte thënë ajo.

Në anën tjetër, Donika Gërvalla në kundërshtim të plotë me kryeministrin Kurti, kishte thënë që “s’ka marrëveshje” gati 10 ditë pas marrëveshjes së Ohrit.

Çka tha tash ajo për Sun Online?

Duke folur për gazetën britanike, presidentja e vendit i tha këto fjalë:

“Ne jemi absolutisht të zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje...” – u shpreh znj. Osmani. A ishte e nevojshme të thuhej “absolutisht e zhgënjyer?

Por, lexojeni edhe fjalinë vijuese?

“...sepse kjo (njohja reciproke) është e vetmja zgjidhje që mund të çojë në paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.” – tha presidentja e Kosovës.

Ajo vazhdon t’i mëshojë rëndësisë së njohjes reciproke edhe përmes këtyre fjalëve: “Serbia duhet të arrijë në pikën ku ata e kuptojnë që realiteti i Kosovës është si shtet i pavarur sovran dhe që do të ekzistojë përgjithmonë, se nuk do të kthehet e nuk do të ndryshojë.”

A po ndryshojnë raportet Kurti-Osmani?

Kryeministri Kurti kishte folur në lidhje me çështjen e njohjes, duke thënë që as "Kosova nuk do ta njihte Serbinë". Ai po ashtu është shprehur se Kosova e fitonte njohjen de fakto nga Serbia.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse këto deklarata shprehin mos-pajtime mes znj. Osmani dhe z. Kurti. Gjatë ditës së djeshme, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla u shpreh se marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit ishin "të mira" dhe se po mundoheshin t'i përçanin.

Lajme të ngjashme