Abdixhiku pret përfaqësuesit amerikanë të Lutjeve të Mëngjesit: Miqësia me ShBA-në, vlerë që duhet ruajtur e thelluar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore të partisë përfaqësuesit dhe organizatorët e Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryetari Abdixhiku, së bashku me anëtarët e LDK-së, Besian Mustafa, Armend Zemaj dhe Visar Hoti, u shpreh mirënjohës për kontributin e vazhdueshëm të organizatorëve amerikanë dhe theksoi rëndësinë e aleancës së ngushtë Kosovë–ShBA.
“Kosova ka nevojë sot edhe më shumë për dorën e miqësisë. Rrugëtimi ynë politik nuk ka qenë i lehtë. Por në secilën kthesë të vështirë, kemi pasur praninë dhe mbështetjen e miqve tanë amerikanë – në lutje, në ndihmë, në vizion të përbashkët.” – tha kreu i LDK-së ndër të tjera.