A do ta ftojë Milatoviqi në inaugurim Vjosa Osmanin pas deklarimeve të Kurtit? - NACIONALE

A do ta ftojë Milatoviqi në inaugurim Vjosa Osmanin pas deklarimeve të Kurtit?

11 muaj më parë

nga Xhezair Dashi

Më 20 maj inaugurohet Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të prillit. Ndonëse ende nuk janë bërë të ditur pjesëmarrësit dhe të ftuarit në këtë ceremoni përuruese, së paku është njoftuar se ftesë kanë marrë tri presidentë të rajonit: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsi dhe Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq. Ndërkaq sipas informatave jozyrtare të mediave malaziase, “presidentë të shteteve nga rajoni si dhe përfaqësues të trupave diplomatike, politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore do të ftohen në inaugurim”.

Ftesa për koktejin inaugurues iu dërgua presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Panderovski”, njoftoi Adria TV, siç e citoi AntenaM.

Nuk dihet ende nëse është ftuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërkaq një informacion i tillë nuk është dhënë as për mediat malazeze. As Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e kanë uruar ende presidentin e sapozgjedhur Jakov Milatoviq, siç kanë bërë krerë të shteteve të tjera në rajon si p.sh. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Madje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte shprehur hapur dyshues ndaj Jakov Milatoviq disa ditë para zgjedhjeve duke shprehur brengat e tij “të thella” në rast të humbjes së Presidentit në largim, Millo Gjukanoviq.

Me këtë të fundit, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim muajve të fundit, ku qëndroi për vizitë dy-ditore në Podgoricë dhe u mirëprit me ceremonitë më të larta shtetërore. Gjukanoviq shtroi gjithashtu darkë për Presidenten Osmani, ndërsa gjerësisht ka kultivuar marrëdhëniet prej më të mirave me shtetin e Kosovës dhe ka qëndruar në një linjë sa i përket vizionit të politikave rajonale, përkatësisht në denoncimin e politikave të Beogradit si vizione “të botës serbe” në rajon si dhe asaj te Ballkanit të Hapur.

Milatoviq u pa me dyshim të madh në Kosovë...

I pari ishte kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cili shprehu “brengë dhe shqetësim të madh” të tij në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. “Do t’i përcjell me ethe si asnjëherë më parë”, tha Kurti në një intervistë në Rubikon pak para zgjedhjeve.

Brenga dhe shqetësimi im në planin ndërkombëtar janë zgjedhjet që do të mbahen në Mal të Zi. Unë jam shumë i brengosur për këto zgjedhje”, deklaroi ai. Kushdo tjetër po t’i fitonte këto zgjedhje përveç ish-presidentit Gjukanoviq, përbën rrezik, shprehej kryeministri.

Brenga dhe shqetësimi im në planin ndërkombëtar janë zgjedhjet që do të mbahen në Mal të Zi. Unë jam shumë i brengosur për këto zgjedhje”, deklaroi ai. Kushdo tjetër po t’i fitonte këto zgjedhje përveç ish-presidentit Gjukanoviq, përbën rrezik, shprehej kryeministri.

“[…] në zgjedhjet parlamentare të majit që do të jenë pastaj, dhe me regjistrimin e popullsisë që të bëhet në Mal të Zi [mund] të shënojë fitoren e rradhës të KOS-së në Mal të Zi, dhe në këtë mënyrë Mali i Zi mund të quhet ashtu si shtet, por kombi malazez ngelet një pakicë e dominuar aty dhe nuk do të jetë i tillë çfarë e njohim […]”.

Një skenar i tillë Kurti tha se “mua më frikëson” e aq më tepër duke qenë se Mali i Zi është shtet anëtar i NATO-s. “Një fitore e tillë e inkurajon shumë Kremlinin”.

Në planin strategjik rajonal është pikërisht një fitore e tillë e Serbisë dhe Rusisë që ia shkëput lidhjen teritoriale Shqipërisë me Kroacinë. Unë besoj që pasojat do të jenë tejet të mëdha. Uroj të mos ndodh kësisoj dhe uroj që këta kandidat që neve po na duken pro-rus dhe pro-serb të mos jenë të tillë mirëpo kemi tepër indikacione e shpesh herë edhe fakte se është ashtu. Këtë të diel do t’i përcjell me shumë vëmendje dhe ethe zgjedhjet në Mal të Zi si asnjëherë më parë”, e konkludoi ai pikëpamjen e tij.

Zbutja e toneve nga Milatoviq...

Pritshmëritë për Milatoviq ishin tejet të mëdha nga serbët në rajon. Paramendohej se mund të bëhej një kthesë sa i përket Kosovës dhe tërheqjes së njohjes. Por, tha ai, “nuk është realiste të pritet një gjë e tillë”, duke folur për mediat serbe. Kjo jehoi gjerë në mediat rajonale.

Nuk është realiste të pritet që Mali i Zi do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës. Kjo çështje është e qartë”, tha fare shkurt Milatoviq.

Ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili diku do të promovojë të marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore”, shtoi ai.

Gjer më tash, Milatoviq është shprehur se nuk do të bëjë kthesa në politikat integruese evorpiane të Malit të Zi, as të anëtarësisë në NATO, ndonëse ka qenë politikisht korrekt me Beogradin.

Lajme të ngjashme