9 deputetët e rinj të Listës Serbe i sigurojnë mbi 167 mijë euro në vit veç përmes betimit në Kuvend - NACIONALE

9 deputetët e rinj të Listës Serbe i sigurojnë mbi 167 mijë euro në vit veç përmes betimit në Kuvend

1 vit më parë

nga Arbër Ramadani

Ende pa u bërë dy javë që kur zyrtarët serbë që ishin pjesë e Policisë së Kosovës në veri dhanë dorëheqje nën instruksione politike, këta që i dhanë instruksionet politike – politikanët e Listës Serbe – ‘tradhtuan’ zyrtarët e rëndomtë dhe u betuan në Kuvend. Çfarë përfitimesh do të marrin këta deputetë vetëm për këtë fakt?

Ndoshta për shumë njerëz ishte e befasishme, se si nëntë deputetë të Listës Serbe u betuan sot në Kuvendin e Kosovës, për t’i zëvendësuar bashkëpartiakët e tyre.

Por, kjo befasi nuk duhet të zgjas shumë, porsa t’i shihni përfitimet që do t’i gëzojnë këta deputetë, të porsabetuar.

Kompensim i deputetit, kompensim kalimtar, kompensim për funksion, meditje udhetimi, imunitet i deputetit, qasje në institucione publike, kështu e mbajnë emrin, vetëm disa prej perfitimeve që gëzojnë deputetët.

T’i shkojmë me rradhë:

Pagë e majme

1 mijë e 547 euro është paga bazë e deputetit. Pra diku mbi 18 mijë euro në vit.

Ligji Për Të Drejtat Dhe Pëgjegjësitë e Deputetit

Në këtë ligj përveç pagës bazë parashihen edhe një mori benificionesh të tjera, për të cilat mbase duhet të mendojmë, para se të befasohemi nga betimi i deputetëve të rinj.

Kompensimi kalimtar, mbase nuk është përfitimi kryesor, por e radhitëm të parin, për të sqaruar faktin se, me të përfunduar betimin në Kuvend, deputeti praktikisht e siguron pagën prej më shumë se 1 mijë e 500 eurove, nëse nuk punon fare, për 12 muaj.

Pra,, ata do t’ia marrin buxhetit të Kosovës 163 mijë e 76 euro për një vit.

Deri në fillimin e realizimit të të hyrave financiare nga ndonjë burim tjetër, ose nga realizimi i pensionit, që nga dita e përfundimit të mandatit deputeti/j aka të drejtë në pagë bazë për dymbëdhjetë muaj,” përcaktohet me nenin 16.

Kompensimi për funksionin, parashihet në nenin 18, e ku parashihet që “Deputeti që mban funksion parlamentar, merr kompensim shtesë mujore.”

Kompensimi për pjesëmarrje në seanca dhe në takime të komisioneve, pra përveç pagës bazë, deputeti paguhet edhe për seancat në të cilat merr pjesë, si dhe në komisionet në të cilat është anëtar.

240 euro për çdo seancë plenare, e 160 euro për secilën mbledhje të komisionit – edhe pse ndoshta nuk do të marrin pjesë.

Meditjet për udhëtime zyrtare, ështe një tjetër përfitim të cilin e gëzojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Aty thuhet se, “Deputeti që shkon në shërbim jashtë Kosovës nga Kuvendi përfiton mëditje ditore dhe kompensim të transportit.” Për më tepër me këtë nen rregullohet edhe meditja, në rastet kur deputetët marrin pjesë në delegacionet e Qeverisë, si dhe për ushtrimin e funksion të tij parlamentar, konkretisht shërbimi i transportit ose ato të udhëtimit.

Imuniteti është një tjetër perfitim i rëndësishëm. “Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit.”

Qasja në institucionet publike, “Kartela e identitetit e lëshuar për deputet garanton hyrje të lirë në të gjitha organet shtetërore dhe të administratës publike. Deputeti mund të jetë, gjithashtu, i autorizuar të hyjë në zonat e shërbimit të forcave të armatosura vendore, shërbimet e sigurisë, policisë dhe forcave të policisë së Kosovës. Pra deputetët mund të kenë qasje në secilin institucion të rendit, dhe jo vetëm, që do të thotë siguria e tij është maksimale.

Këto ishin vetëm disa prej benificioneve, të cilat mund të kenë shtyer deputetët e Listës Serbe ta bëjnë “kompromisin” e betimit në Kuvend, derisa qytetarët serb në Veri, vazhdojnë të përballen me presione, për të mos pranuar vendimet që vijnë nga Republika e Kosovës, madje edhe duke dhënë dorëheqje nga kontratat e tyre të punës.

“Këta mendojnë se jemi bagëti” – Reagimi i qytetarëve serb të Kosovës dhe arsyetimi “strategjik” i Listës Serbe

Lista Serbe, është munduar ta kamuflojë, nën termin “strategji” veprimin për betimin e deputetëve nga kjo listë, në Kuvendin e Kosovës.

“Qëllimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, por po ashtu të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet kushtetutuese që do të çonin në shuarjen e komunave serbe, heqjen e pronësisë së tokave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare etj...”

Ata thanë se ky vendim “politik e strategjik” nuk do të ndalte procesin e lënies së institucioneve të Kosovës.

Por, Lista Serbe nuk dha asnjë provë për këto pretendime.

Lista Serbe është kritikuar deri tash për këtë vendim edhe nga politikanët kundërshtarë të saj si Rada Trajkoviq dhe Aleksandër Arsenijeviq. Thuhet në reagimin e kësaj partie.

“Këta mendojnë se jemi bagëti”

Qytetarët serb, të Kosovës kanë shprehur indinjatën e frustrimin e tyre, me deputetët “strategë” të tyre.

Politikani Aleksandar Arsenijević ka publikuar një video nga betimi i deputetëve të rinj të Listës Serbë në Kuvend të Kosovës duke e komentuar këtë veprim si “tradhti për qindra punëtorë të tjerë të dorëhequr”.

“Çka dreqin është kjo? Një tjetër mashtrim i radhës? Çka duhet të bëjnë tash punëtorët që janë dorëhequr?. Lista Serbe mbetet pjesë e institucioneve qendrore në Kosovë,” - ka shkruar Arsenijević.

Komenti i tij ka ngjallur edhe reagime nga të tjerë qytetarë serb që jetojnë në Kosovë.

Këta janë zëvëndësuesit e atyre që ikën me xhepat plot në Serbi”,ka komentuar Andrija Galjak që sipas të dhënave të profilit të tij në Facebook, jeton në Mitrovicë.

Sipas Andrijas, serbët e Kosovës po trajtohen si “bagëti” nga politikanët serb që i “përfaqësojnë ata”.

“Tash është shansi jonë të pastrohemi nga këta politikanë që shantazhojnë qytetarët të cilët kanë mbetur pa punë, përndryshe Mitrovica e Zveçani po zbrazen”, ka shkruar Galjak.

Për targat e veturave që s’po merren vesh, Kurti e Vuçiq. Situata në terren po përshkallëzohet, qytetarët serb të Kosovës, për të disatën herë lihen në plan të dytë, nga vet përfaqësuesit e tyre institucional, e këta të fundit i gëzojnë të gjitha benificionet që i cekëm më lartë.

Lajme të ngjashme