2021: Qe qysh Avdullah Hoti e kishte shpallur dorëheqjen, dorëzuar mandatin paraprakisht, dhe pastaj betuar si deputet - NACIONALE

2021: Qe qysh Avdullah Hoti e kishte shpallur dorëheqjen, dorëzuar mandatin paraprakisht, dhe pastaj betuar si deputet

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbrëmjen paraprake kishte dalur të njoftonte se “nesër” e dorëzon postin e kryeministrit te pasardhësi i vet – ndërsa deri sa e kishte dorëzuar atë s’kishte shkuar të betohej si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Të njëjtën e kishte bërë edhe Armend Zemaj, si Ministër i Shëndetësisë, i cili së pari kishte dorëzuar detyrën te pasuesi i tij, dhe pastaj bërë betimin si deputet.

Në seancën e verifikimit të deputetëve të 23 marsit 2021, Hoti kishte munguar, teksa po dorëzonte mandatin e kryeministrit.

Kjo ngase kushtetuetshmërisht përcaktohet që s’mund të ushtrosh funksionin edhe të anëtarit të qeverisë edhe të deputetit.

Por, kjo s’ishte rasti sot me Vetëvendosjen – përkatësisht me Albin Kurtin, i cili supozon edh të betohet si deputet edhe të vazhdojë të ushtrojë funksionin e kryeministrit në detyrë.

Lajme të ngjashme