16 milionë euro – Ministrja Haxhiu jep detaje rreth shpenzimeve për krerët e UÇK-së në Hagë - NACIONALE

16 milionë euro – Ministrja Haxhiu jep detaje rreth shpenzimeve për krerët e UÇK-së në Hagë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nga tetori 2020 deri në dhjetor 2022, janë shpenzuar 16 milionë euro për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ajo ka shkruar se Ministria e Drejtësisë, do të vazhdojë me zbatimin e detyrave ligjore.

POSTIMI:

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë ka vazhduar me mbulimin e shpenzimeve për ekipet mbrojtëse të ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë të akuzuar nga ZPS.

Mbulimi i këtyre shpenzimeve bëhet konform Nenit 3, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Me qëllim të ofrimit të transparencës dhe llogaridhënies në lidhje me shpenzimin e parasë publike, deri tani për periudhën tetor 2020 – dhjetor 2022 nga buxheti i Republikës së Kosovës janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për mbrojtjen dhe shpenzimet e vizitave të familjarëve të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Si Ministri e Drejtësisë mbetemi të përkushtuar në zbatimin e përgjegjësive ligjore.

Lajme të ngjashme