10 ditë pas raportimit të Nacionales riaktivizohet çështja Dehari: Akuza të rënda e kërkesë zyrtare në prokurori - NACIONALE

10 ditë pas raportimit të Nacionales riaktivizohet çështja Dehari: Akuza të rënda e kërkesë zyrtare në prokurori

1 vit më parë

nga Arbër Ramadani

Mostrat e Astrit Deharit janë gjetur. Ky raportim i Gazetës Nacionale 10 ditë më parë, bazuar në burime kredibile në IML, ka riaktivizuar çështjen Dehari.

Ish-ministri i Drejtësisë e Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri fillimisht ka thirrur konferencë për medie, e s’u ndal së shkruari në Facebook siç thotë ai për zbardhjen e të vërtetës së këtij rasti. Në anën tjetër Ministrja Albulena Haxhiu ka hedhur dyshime se Tahiri po fsheh diçka në lidhje me këtë rast, madje duke ftuar Prokurorinë t’a intervistoj, e Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka dorëzuar kërkesë në prokurori.

Çka ndodhi?

Nacionale publikoi artikullin ku u bë e ditur se mostrat e Deharit, të cilat ishin zhdukur para 1 vjet e 4 muajsh, tashmë janë gjetur. IML nuk ktheu përgjigjje.

Ish-ministri Tahiri, doli në konferencë për medie, e shkroi në Facebook duke drejtuar pyetje direkte rreth zhdukjes së mostrave.

Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari?, Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nuk u është përgjigjur fare pyetjeve të Tahirit, e as s’e tha asnjë fjalë për gjetjen ose jo të mostrave siç raportoi Nacionale.

E para e Drejtësisë u mor vetëm me paraardhësin e saj nga PDK, madje duke aluduar se Tahiri është ai që mund të dijë më shumë për zhdukjen e mostrave.

“Ish ministri me shurdhues, Abelard Tahiri paska adresuar publikisht shpifje të cilat nuk janë për t'u injoruar, por të cilat kërkojnë reagimin e institucioneve përkatëse të drejtësisë.” – e nis reagimin e saj Haxhiu.

“Përse Abelardi e përmend pranverën e vitit 2022? Me çfarë saktësisht e ka ndërlidhur ai këtë? A ka qenë ai i informuar apo edhe i përfshirë në atë mision të zhdukjeve të mostrave?” – vahzdon ajo, duke aluduar se Tahiri mund të ketë qenë i përfshirë në zhdukjen e mostrave.

Tutje ministrja Haxhiu, përfshiu edhe ish-ministren Dhurata Hoxha në këtë diskutim duke e akuzuar se e njejta ka ndërhyrë tek zyrtarët e SHKK dhe inspektoriatit.

“Paraardhësja e tij, ish ministrja Dhurata Hoxha përveç se nuk mori kurrfarë përgjegjësie për vrasjen në Burgun e Prizrenit, sipas dyshimeve e njëjta ka ndërhyrë edhe tek zyrtarët e SHKK dhe Inspektoratit.”

Pas kësaj, pati edhe një reagim të Shefit të deputetëve të PDK-së Abelard Tahiri, duke ripërsëritur pyetjet e njejta për minisren, e duke shtuar se e vërteta do të dal në shesh.

Edhe Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka reaguar në lidhje me këto zhvillime. Ai madje ka proceduar një kërkesë te prokurori i rastit, Afrim Shefkiu.

Gashi është ankuar se nuk po marrin përgjigje nga prokurori i çështjes.

“Edhe pse kan kaluar 1 vit e 4 muaj nga publikimi i zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit, edhe pse Prokurori ka pranuar shume kerkesa pe ta njoftuar familjen e Astritit per kete qeshtje, edhe pse Prokurori e ka obligim ta beje kete. Prokurori vetem hesht , asnjeher nuk pergjigjet..!
Prokuroria po e perdor heshtjen per te arsyetuat neglizhencen totale te zbulimit te vrasesve te Astrit Deharit” – ka shkruar Gashi.

Ndryshe, aty ku po mbahen mostrat e Deharit pra në Institutin e Mjeksisë Ligjore, tash e një kohë “nuk ka qetësi”. Objekti u dogj. Mostrat humbën. Pati edhe procedura disiplinore për stafin aty.

Lajme të ngjashme