"Pressing" del bindshëm emisioni më i shikuar i debatit televiziv sipas Viberit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Cili është debati më i ndjekur televiziv në vend? Rezultati interesant i sondazhit të Nacionales në Viber.

Mënyrat e formësimit të opinionit publik në Kosovë kanë ndryshuar rrënjësisht pas popullarizimit të platformave të rrjeteve sociale. Profilet e rreme në Facebook përbëjnë problem të madh për demokracinë tonë. E megjithatë, një pajisje teknologjike vazhdon të ketë pushtet të madh mbi shoqërinë: televizioni.

Mu për një arsye të tillë, gazeta më e re dhe më e madhe shqiptare, ka hapur një sondazh në të cilin pyet komunitetin në Viber se cilin emision televiziv të debatit politik e përcjellin në Kosovë.

“Cilin debat politik në vend e shikoni më shumë?”, ishte pyetja e shtruar nga admini (administratori) i faqes, Berat Buzhala.

Nga 1724 vota prej mbi 13 mijë anëtarëve të kanalit të Nacionales në Viber na erdhi një përgjigje goxha e qartë.

Është emisioni i debatit “Pressing” që transmetohet në T7, ai i cili arriti të fitonte bindshëm me mbi 1 mijë e 100 vota të grumbulluara. Shprehur në përqindje, “Pressing”-u që udhëhiqet nga Leonard Kërquki, përcillet nga 62 për qind e komunitetit tonë në Viber.

Pjesa tjetër (ose 38 për qind) janë relativisht më poshtë.

Emisioni Debat Plus që transmetohet në RTV Dukagjini ka marrë 20 për qind të votave, ose 347 votues.

Emisioni i tretë më i shikuar është ai i Kushtrim Sadikut, i quajtur “Politiko” me 162 vota, ose 9 për qind.

Emisioni “Rubikon” që transmetohet në Klan Kosova dhe ai “Kontekst” në ATV kanë shikueshmëri të njëjtë (gjithmonë bazuar në këtë sondazh) me vetëm 4 për qind.

Grupi i Nacionales në Viber ka marrë një vëmendje të paparë publike prej kur është hapur. Në këtë grup përcillen në baza ditore artikuj të ndryshëm të gazetës, por edhe bëhen sondazhe ditore.

Që të bëheni pjesë e këtij grupi, ju ftojmë të klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme