Atentat ndaj biznismenit nga Suhareka, Policia jep detajet e fundit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i kompanisë “Agro Kosova Holding”, Bekim Krasniqi, është sulmuar me armë zjarri në shtëpinë e tij.

"Agro Kosova Holding" momentalisht është nën administrim të AKP-së, kurse siç mësojnë portalet lokale, Krasniqi ditë më parë ka denoncuar në Polici disa kërcënime, përcjell Gazeta Nacionale.

Të njëjtit e kishin paralajmëruar se do të "kërset plumbi", pasi ata kishin lavëruar në një pronë që i përket kompanisë gjegjëse.

Sipas Policisë së Kosovës nuk ka persona të lënduar, kurse njësiti po merret me hetimet.

Nacionale do t'ju raportojë në kohë reale për çdo risi eventuale nga rasti në fjalë dhe jo vetëm.

Kujtojmë se me datë 3 Shkurt të këtij viti Policia e Kosovës ka zbatuar një vendim për lirimin e Agro Kosova – Holding, pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit kishte deklaruar se ka marrë nën administrim këtë ndërmarrje, e cila shpeshherë ka prodhuar telashe mes palëve të përfshira.

Ndërkaq, para pak çastesh kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shirokë, të Komunës së Suharekës. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryen ekzaminimet e saj. Rastin e ka lajmëruar vetë drejtori i ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, Bekim Krasniqi, ku ai sa kishte qenë në ballkonin e shtëpisë së tij, disa persona ende të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Prokuroria gjithashtu ka dal në vendin e ngjarjes së bashku më Policinë e Kosovës po i kryejnë ekzaminimet e duhura. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet tutje në raport.

Historiku i privatizimit të ndërmarrjes

AgroKosova Holding apo ish-NBI Suhareka është privatizuar më datën 27 gusht 2007 nga blerësit Gruppo Vinicolo Fantinel dhe QMI përmes metodës së Spin Off-it Special në valën e XIX-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999 euro.

Njëri nga zotimet e kontraktuara ishte që blerësii të bëjë investime në vlerë prej 8.6 milionë eurove brenda periudhës dy vjeçare.

Te pjesa e punësimit, blerësi zotohej se do të punësonte minimum 172 punëtorë për 6 muajt e parë, ndërsa gjatë vitit të dytë të punësonte minimum 345 punëtorë.

Që nga fillimi i periudhës së zotimeve e deri në shtator 2019, në ndërmarrjen AgroKosova Holding janë realizuar pesë auditime të jashtme.

Lajme të ngjashme