A duhet të hiqet akciza e naftës? Flasin ekspertët e ekonomisë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Debati për çmimet e larta të derivateve, ka javë që është kryetemë në Kosovë. Madje, ngritja e çmimeve ka përplasur Shoqatën e Naftëtarëve e Qeverinë Kurti, teksa kjo e fundit ka këmbëngulur për mos uljen e akcizës e TVSH-së. Të ndarë rreth heqjes së akcizës janë edhe njohësit e ekonomisë, duke kërkuar respektimin e tregut të lirë.

Në ditën e botimit të këtij artikulli, çmimi për një litër naftë, varion ndërmjet 1 euro e 85, deri në 1 euro e 88 centë për litër.

Si formë për uljen e çmimit, naftëtarët javën e kaluar i shkruan Qeverië së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duke kërkuar mos prekjen e marzhës së fitimit.

Tutje, Shoqata kërkoi nga Qeveria uljen e akcizës dhe tatimin mbi vlerën e shtuar për naftën, duke thënë se një gjë e tillë është bërë në vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Derisa Qeveria Kurti po kundërshton kërkesat e naftëtarëve, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe naftëtarët kanë kërkuar që të ulët akciza dhe TVSH-ja, si formë për uljen e çmimeve të derivateve.

“Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim”, shkroi të hënën Abdixhiku në Facebook.

Mirëpo, i menjëherëshëm qe reagimi i ministrit të Finanacave Hekuran Murati, i cili po përmes Facebook-ut, i reagoi Abdixhikut duke thënë se thirrjet për ulje të akcizës së naftës nënkupton trashje të fitimit të tregtarëve.

“Thirrjet e opozitës që Qeveria të ulë TVSH-në apo akcizën në naftë ose produkte tjera, nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve. Përkundrazi, një veprim i tillë vetëm sa do të trashte fitimet e tregtarëve në njërën anë, dhe do të kufizonte mundësitë e shtetit që t’i mbështesë familjet në nevojë në anën tjetër”, shkroi Murati.

Si e shohin ekonomistët këtë çështje?

Sikurse politikanët, të ndarë rreth akcizës janë edhe ekonomistët.

Për ekonomistin Florin Aliu, ulja e akcizës dhe e tatimeve nuk e jep efektin e duhur. Aliu thotë se çmimet në ekonomi i përcakton tregu nëse, siç thotë ai “ajo industri nuk pëson anomali”.

“Kur flas për anomali, e kam fjalën që operatorët nuk kanë marrëveshje të fshehtë, ose ndonjë formë të kordinimit lidhur me sasinë apo çmimin. Nën supozimin që kjo industri është konkuruese, çdo lëvizje e akcizës apo TVSh-së, nuk e ulë çmimin”, mendon Aliu.

Sipas tij, edhe në vitin 2016, kur qeveria Mustafa kishte ulur TVSh-në për produkte bazike, çmimet nuk ishin ulur, por iu kishte kontribuar më shumë dyqaneve ushqimore.

“Tash po e shoh qe te njejtit njerëz po kërkojnë uljen e akcizës dhe TVSh-së dhe presin me pas efekte tjera. Pra kerkojnë ajo që njihet në gjuhën angleze "more of the same" apo "më shumë nga i njejti veprim" dhe presin rezultate tjera”, thotë Aliu, për Nacionalen, i cili insiston se takasat në këtë periudhë nuk duhet të prekën.

Tutje, Aliu thotë se shteti mundet të kontribojë nëpërmjet rrugëve të ndryshme për të lehtësuar barrën e qytetarëve.

“Bizneset ne këtë kohë s’kanë nevojë për ndihmën e shtetit sepse ata veç i kanë rritur çmimet si rezultatet i rritjes se kostos, bile disa edhe kane abuzu me çmime. Pra bizneset janë të mbrojtur përmes çmimeve më të larta. Qeveria është e mbrojtur sepse mbledh më shumë taksa si rezultat i rritjes së çmimeve. Ndersa humbës jane qytetaret ku paga e tyre nuk ka levizë”, thotë Aliu, i cili argumenton tutje se për shkak që disa tregje, siç janë “tregjet e kapitalit, naftë e gazit”, i nënshtrohen lëvizjeve brenda minutave, prandaj sipas tij, nuk ka kuptim ndryshimi i TVSh-së e akcizës për naftë.

“Çka nëse çmimet pas një jave bien per 30 për qind që është shumë e mundur. Në këtë kontekst, ndihmë për naftë duhet tu ofrohet bujqeve dhe jo te tjerëve. Per me teper, çmimi ngritur i naftes mund të shfrytëzohet për forma alternative te transportit si ecja ne këmbë, autobus ose biçikleta”, mendon Aliu.

Ndërkaq, opinion ndryshe ka ekonomisti Mustafë Kadriaj, sipas tij, sipas tij, shteti do të funksionente më mirë pa këtë lloj qeverie.

“Lëvizja Vetëvendsoje e ka dëshmuar qe dinë me bë kauza në opozitë dhe i fiton zgjedhjet edhe me kauza te rrejshme, por për me qeverisë jam kundër anarkisë, por më mirë do funksionote shteti pa këso lloj qeverie”, tha për Nacionale Kadriaj.

Për formën e qeverisjes së VV-së, ai ka një ilustrim interesant.

“Kjo qeverisje e VV-së, të kujton sportin ekstrem siç quhet në popull; ngasja e veturave. Duke bërë drifta me qeveri e shyptin gasin ndersa e mbajnë frenin e dorës të shtypur, pra duke krijuar zhurmë por nuk ecë. Këtë shije e kane krijuar VV-ja ne qeverisje”, duke e quajtur qeverisjen e Vetëvendosjes “burumosje majtiste dhe infektim ideologjik”.

“Kosova është vend i hapur demokratik, funksionon sipas ekonomisë së tregut, pra një ulje e akcizës detyrimisht ulë cmet dhe perfitojnë qytetarët, por nuk humbin bizneset për një kohë të caktuar, deri sa te kalon kjo krizë”, thotë Mustafa.

Edhe ekonomisti tjetër, Lekë Musa, përcaktimi i çmimeve është çështje e tregut.

“Përcaktimi i çmimeve është punë tërësisht e tregut dhe ne jemi përshëndetur moti në sistemin ku qeveria përcakton çmime”, thotë Musa.

Mirëpo, sipas tij, deklaratat e qeveritarëve se nga ulja e akcizës përfitojnë naftëtarët, është deklaratë që nuk duhet të bëhet në këtë lloj ekonomie.

“Deklarata se një politikë i trashë fitimin tregëtarevë nuk duhet të bëhet, sepse jemi në një ekonomi të lirë të tregut.

Sipas Musës, ulja e akcizës së derivateve, do të mund të ndikonte direkt uljen e çmimeve të naftës.

“Akciza është pjesë e madhe e strukturës së çmimit të derivateve dhe mund të ndikojë direkt në ulje te saj nëse ndryshohet akciza përkohsisht, njejtë edhe me TVSh-në”, thotë Musa.

Reth heqjes së akcisës ka folur edhe Zëvendës-kryeministri i parë i vendit, Besnik Bislimi. Kërkesën e heqjes së akcizës, Bislimi e ka quajtur ‘‘sharlatanizën’’ dhe kërkesë që dëmton interesat e shtetit.

Madje, Bislimi ka thënë se në pesëmujorin e parë të vitit 2022, qeveria ka grumbulluar fiks 15 milionë euro më shumë nga importet e derivateve të naftës.

Lajme të ngjashme