“Mos shani”, tensionet ndërpresin seancën e Kuvendit - NACIONALE

“Mos shani”, tensionet ndërpresin seancën e Kuvendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tensionet e protestës së veteranëve të UÇK-së para Kuvendit janë reflektuar edhe në fillimin e seancës së sotme parlamentare, ku pritej të shqyrtohej Projektligji për Trustin.

Ndonëse me vonesë ka filluar mbajtur e kësaj seance, ajo nuk ka vazhduar gjatë. Përplasjen mes deputetët të pozitës dhe opozitën pamundësuan mbajtjen e seancës.

I pari që iu drejtuar seancës ka qenë deputeti i LV-së, Gani Krasniq, i cili ka kërkuar prej deputetëve të opozitës që mos t’i fyejnë kolegët e tij.

Në veçanti, ai ka kërkuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinja që të mos shajë. “Nuk do të dëshiroja që Ramushi të shanë, të na shanë edhe më nënë”, ka thënë ai.

Më pas deputetët e partive opozitare, kanë kërkuar ndërprerjen e seancës.

Sipas tyre, në kohën kur veteranët e UÇK-së protestojnë për një të drejtë të tyre nuk ka kishte të mbahet seancë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se s’do të ketë normalitet në Kuvend derisa të trajtohet çështja e përfshirjes së veteranëve në pagën minimale. “Sot të gjithë ne këtu do të duhej të ndiheshim të turpëruar, por sidomos ata që votuan e që ishin kundër përfshirjes së veteranëve në lartësinë e pagës minimale. Kabineti qeveritar paska ardhur si ne çdo mbledhje normale. Unë mendoj që mbledhje normale ky Parlament nuk do të ketë derisa të rishikohet çështja e përfshirjes së veteranëve. Sot as që duhet të ketë në seancë. As sot, as nesër, e as pasnesër normalitet në Kuvend nuk duhet të ketë”, ka thënë Qalaj.

Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka kërkuar që urgjentisht të tërhiqet Projektligji për pagën minimale.

Unë propozoj në emër të LDK-së që të ndërpritet trajtimi i ligjit për pagën minimale, të fillojë urgjentisht diskutimi me grupet e interesit dhe të mbërrihet një kompromis lidhur me këtë çështje”, ka thënë Gashi.

Edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kë kërkuar që të ndërpritet seanca dhe të fillojë dialogu me kategoritë e dala nga lufta.

Ajo ka thënë se deputetët nuk mund të sillen sikurse nuk po ndodh asgjë jashtë kuvendit. “Propozoj që kjo seancë të ndërpritet dhe të filloj dialogu me kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë ajo.

Meqenëse, kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, deputetët e opozitës bllokun foltoren e Kuvendit, duke pamundësuan mbajtjen e saj.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, derisa ka bllokuar foltoret e Kuvendit me koleget e tij, është parë duke hequr mikrofonin e foltores.

Pas kësaj situate të krijuar, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ftuar shefat e grupeve parlamentare në një takim për të shqyrtuar mundësinë e vazhdimit të seancës.

Në mbledhje është vendosur se Kuvendi të në pauzë deri në orën 13:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, dhe i bëri thirrje qeverisë që ta rishqyrtojë vendimin për pagën minimale.

Në këtë seancë plenare të Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të shqyrtohet propozimi i shumëpërfolur i Partisë Demokratike të Kosovës që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja nga Trustit prej 30 për qind.

Ndërsa, veteranët po kundërshtojnë miratimin e projektligjit, i cili ka përjashtuar këtë kategori nga rritja e pagës minimale.

Ata po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës tërheqjen e këtij projektligji, i cili është miratuar në lexim të parë javën e kaluar.

Lajme të ngjashme