Kjo është shqiptarja që u takua me Presidentin Biden - NACIONALE

Kjo është shqiptarja që u takua me Presidentin Biden

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një shqiptare para dy ditësh arriti ta takonte Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Bëhet fjalë për Besa Tafilaj Pinchotti.

Besa është vajza e aktivistit Ramiz Tafilaj. Ajo së fundmi është zgjedhur Drejtoreshë Ekzekutive (CEO) e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association).

Po cilat janë të arriturat e vajzës që e bëri krenar gjithë vendin?

Besa është e bija e aktivistit të njohur të kauzës sonë kombëtare në SHBA, Ramiz Tafilaj, dhe Diana Tafilajt. Ajo u lind e rrit në Houston të Teksasit.

Besa ka përfunduar studimet universitare në University of Texas për gazetari e biznes, kurse magjistraturën në University of North Carolina.

Para se t'i bashkangjitej NMFA-së para gati një dekade si Drejtoreshë për Avancim, Besa kishte bërë një karrierë të suksesshme si gazetare dhe prezantuese televizive, duke qenë edhe autore e disa raportimeve ekskluzive për luftën në Kosovë në televizionet amerikane.

E martuar me David J Jr Pinchotti, një oficer i Marine Corps të Shteteve të Bashkuara, ajo është edhe nënë e përkushtuar e Lirës, Zanës, dhe Lorikut!

NMFA është organizata më e çmuar e familjeve të pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-ve e themeluar me 1969, e cila gëzon respekt të jashtëzakonshëm jo vetëm tek populli amerikan, por edhe tek institucionet shtetërore në Washington DC dhe kudo nëpër Amerikë!

“#Proud! #Krenar! Kjo është Besa, e cila dje ishte mirëpritur nga Presidenti Biden”, kanë shkruar shumë personalitete të njohura për takimin e Besës me Presidentin Biden. /Nacionale.com/

Lajme të ngjashme