Tualeti i përbashkët: Kosovarët që refuzojnë t'i rrisin fëmijët me mentalitet gjerman - NACIONALE

Tualeti i përbashkët: Kosovarët që refuzojnë t'i rrisin fëmijët me mentalitet gjerman

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Shqiptarët në përgjithësi njihen për mentalitetin patriarkal, frymë kjo e trashëguar brez pas brezi.

Njësoj po rezulton të jetë edhe me disa shqiptarë që jetojnë në vende perëndimore, e krejt kjo pasi atyre nuk po u pëlqen mentaliteti i huaj për disa arsye.

Në familje, shkolla e televizione shqiptare, refuzohet të flitet për edukimin seksual, cilësohet si "marre".

Në shkollat Gjermane mësohet mbi seksualitetin, mësohet se si asnjë sport e as rrobat nuk kanë gjini. Një ndër gjërat e tjera që u mësohet fëmijëve është edhe përdorimi i një tualeti të përbashkët.

Këto mësime, disa prindër me prejardhje shqiptare po i cilësojnë si degjenerim, e këto janë aryet më të mëdha pse po dëshirojnë të kthehen me atdhe.

“Për mu personalisht si musliman është një gjë e papranueshme, e unë dita ditës e ndaj mendjen me u kthy në trojet tona, tek e fundit, bukë e kryp po me fytyrë të pastër".

Para pak ditësh kolegu Vullnet Krasniqi e ka intervistuar seksologun kosovar Hajrullah Fejza, ku qartazi foli për seksin, gjininë e mendësinë.

E ndër të tjerash Fejza citoi se rreth seksualitetit, fëmijët duhet të dijnë që nga mosha 2 vjeçare kur ata janë në çerdhe e deri mbi 18 vjet.

Egziston një grup në rrjetin social Facebook me emrin “Prindërimi” ku një prind, i cili jeton në Gjermani kishte shprehur shqetësimin e tij. Bile, kërkonte edhe mendimin e prindërve të tjerë, lidhur me gjërat që po u mësohen fëmijëve në çerdhet gjermane.

Gjithsesi, ky debat nuk ekziston vetëm në mes shqiptarësh, po kudo në botë.

“Tualetet neutrale ndaj gjinisë jo vetëm që ofrojnë përvoja të sigurta për përdoruesit trans dhe jobinarë, por edhe për fëmijët dhe të moshuarit”.

Për më shumë dëgjone podcastin.

Lajme të ngjashme