Plas konflikti mes gazetarëve për shaminë në shkolla: “Ti po flet si me qenë në Suedi - Ti po mbron shkeljen e lirive" - NACIONALE

Plas konflikti mes gazetarëve për shaminë në shkolla: “Ti po flet si me qenë në Suedi - Ti po mbron shkeljen e lirive"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në episodin e VII të Podcast/Përleshje në Nacionale ka pasur një përleshje mes Jetlir Bujës dhe Arbër Ramadanit në lidhje me shaminë në shkollat e ciklit të mesëm të lartë në vendin tonë.

Buja ka shprehur qëndrimin e tij se shteti nuk ka të drejtë të mohojë lirinë fetare të vajzave mbi moshën 16 vjeçare, por Ramadani ka kundërargumentuar duke thënë se në kontekstin e Kosovës kjo duhej të lejohej.

Ky i fundit pretendonte se në periudhën kur kishte hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që ka ndaluar bartjen e uniformës shtetërore, shteti po shihte rrezik nga islami radikal – duke shtuar se kishim të bënim me shumë qytetarë të Kosovës që i ishin bashkuar ISIS-it në luftën terroriste në Siri dhe Irak.

“E çka kanë lidhje çikat e reja 16 vjeçare me luftën në Siri dhe Irak?” – u kundërpërgjigj z. Buja.

Fjala strategji shtetërore karakterizonte mbrojtjen që Ramadani i bënte vendimit të asokohshëm për të ndaluar bartjen e shamisë në shkolla të ciklit të mesëm të lartë.

Por, Buja pretendon se pikërisht strategjitë (sic.) “e mëdha” ishin përdorur historikisht për të minuar të drejtat dhe liritë individuale.

“Ti po flet si me qenë në Suedi!” - ishte kundër-sulmi i Ramadanit ndaj Bujës, duke nënkuptuar se ky i fundit nuk po i kushtonte aq rëndësi kontekstit sa të ashtuquajturave parime.

Për më shumë, ju ftojmë ta dëgjoni gjithë episodin:

Lajme të ngjashme