Fundi i Big Brother VIP Kosova: Kush e meriton çmimin e madh? - NACIONALE

Fundi i Big Brother VIP Kosova: Kush e meriton çmimin e madh?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Po i vjen fundi një ndër formateve më të shikuara kosovare. Filloi me 5 dhjetor të 2022-tës, Big Brother Vip Kosova po pritet të përfundojë të premten e kësaj jave.

Lot gëzimi e hidhërimi, supriza, mall, debate, ofendime, përqeshje e emocione të pafundme përjetuan secili banorët e shtëpisë VIP.

Ndonëse pa fitoren e madhe, nga BBVK dolën edhe dy çifte, Vivien e Getinjo si dhe Andi me Gresën.

Ky format, është komentuar mjaft shumë edhe në rrjete sociale. Shumë persona e kanë cilësuar edhe si degjenerim.

Gjithsesi, tashmë kanë mbetur vetëm pesë finalistë, e ata janë Juliana, Stresi, Artani, Mbresa dhe Vedati.

Këtë të premte, më "i preferuari” i publikut do të shpërblehet me një shumë të majme parash. Ani se po flitet se gjithçka është e planifikuar, bile edhe fituesi.

Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli është “fans” i BBVK-së. Ai në podcast Nacionale së bashku me gazetaren Leonora Kolukaj, folën për shtëpinë më të famshme në vend.

A kanë paraqitur banorët karakterin e tyre real apo e gjithçka qenë lojë, cilin prej finalistëve e meriton çmimin e madh, çka i ka dhënë publikut ky format, cili prej banorëve nuk e ka merituar që të jetë në finale, a manipulohen votat e publikut?

Dëgjone podcastin e radhës:

Lajme të ngjashme