Flet gazetari që u "fiksua" pas fjalimit të Albin Kurtit: Qe përshtypjet e mia - NACIONALE

Flet gazetari që u "fiksua" pas fjalimit të Albin Kurtit: Qe përshtypjet e mia

1 javë më parë

nga NACIONALE

Gazetari Mirlind Behluli është rrëfyer pasi u fiksua sot në redaksi me fjalimin e kryeminstrit Kurti dhënë dje para aktivistëve të partisë së tij. Pse ndodhi ky fiksim?

Behluli po dëgjonte e lexonte fjalimin e Kurtit para aktivistëve përgjatë shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar të Vetëvendosjes.

Ai thotë se ky fjalim kishte rëndësi të madhe për shkak se Vetëvendosje është “parti në pushtet”, dhe si e tillë duhet të trajtohet seriozisht.

“Ajo që më la përshtypje, është se ai kërkon që aktivisti të jetë i lexueshëm,” – u shpreh z. Behluli.

I pyetur pse aktivistët e duartrokisnin Kurtin edhe kur kritikoheshin, ai u shpreh se kjo shprehte faktin se sa larg realitetit ndodheshin fjalët e Kurtit.

I pyetur pse aktivistët e duartrokisnin Kurtin edhe kur kritikoheshin, ai u shpreh se kjo shprehte faktin se sa larg realitetit ndodheshin fjalët e Kurtit.

Behluli ka treguar edhe kapërcimet ideologjike që Kurti i ka bërë në këtë platformë krahasuar me atë të 2016. Tash në vend të organizatës gjithëpërfshirëse, theksi i platformës bie në ngjeshjen e radhëve në ideologji, rrjedhimisht suspendimin e gjithëpërfshirjes.

Madje, edhe kërkesën e Kurtit për lidhjen e aktivistëve me popullin, Behluli e shihte si ndërtim të platformës për zgjedhjet e radhës.

Sidoqoftë, Behluli konsideronte që Kurti ishte “lideri më i përgatitur” në skenën politike kosovare.

Lajme të ngjashme